Albspirit

Media/News/Publishing

Konstandin Grillo deklaroi se ishte tifoz i Serbisë, TVSH e shkarkon nga puna

Komentatori Kosta Grillo nuk është më pjesë e TVSH-së. Ai është larguar nga puna nga kryeredaktori Pano Xhixho. Ndërkohë Grillo ka lëshuar një mesazh të fortë për Xhixhon, në një intervistë për ‘Alpetnews’, duke shprehur bindjen e tij për kthimin në vendin e punës. Ndër të tjera ai ka rrëfyer se Xhixho ka qenë një notar i mirë dhe përpara se ta zëvendësonte, drejtonte një gazetë bastesh. Kujtojmë këtu se Kosta Grillo është i njohur për mbështetjen e tij ndaj kombëtares së Serbisë, deklaratë të cilën e bëri gjatë emisionit të Botërorit në Ora News.

Grillo u shpreh:

Para 2-3 viteve në Sportit në cilësinë e kryeredaktorit erdhi një njeri i cili mesa di unë ka qenë një notar i mirë, apo ndoshta edhe i zakonshëm, ç’rëndësi ka. Erdhi dhe më zëvendësoi mua që përpara se ta bënte këtë ka qenë një person që drejtonte një gazetë bastesh. E megjithatë Kostandin Grillon nuk e zëvëndëson kush, dhe nuk mund ta baltos askush, drejtësia do të vihet në vendin ku e meriton dhe unë si mbreti i komentimit siç më thërrasin të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona, do të shkoj në fronin ku më takon. Aty në televizionin më të mirë dhe më të vjetër në Shqipëri”.

Please follow and like us: