Albspirit

Media/News/Publishing

Monika Lubonja, foto provokuese dhe vargje poetike

Një ndër aktoret më të njohur dhe më të dashura për publikun shqiptar është Monika Lubonja. Ditën e sotme Monika i ka habitur të gjithë ndjekësit në Instagram me foton e fundit ku shfaqet nudo. Por jo vetëm zhveshja e aktores, edhe poezia që ja ka bashkangjitur fotos ka tërhequr vëmendjen.

“Jam lakuriq.
E hodha pelerinën
Qendisur me thërmiza pushteti.
E hodha te kazani i plehrave
Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.
S’më kish ngrohur kurrë.
I ndarë nga njerëzit me mur,
vetja më dukej në qivur.
S’e di, nëse shpëtova shpirtin!…
S’e di, nëse fitova qetësinë!…
Miq!
Tani jam lakuriq.
Thërmizat e pushtetit
Më ngjajnë si yje
Në qiellin-pelerinë të një nate acar.
(Mijëra,… miljona,… pakëmbë e pakrye)
E prapë
Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë”.

Please follow and like us: