Rudina Xhunga nuk bën dot dallimin mes Mid’hat Frashërit dhe Mit’hat Havarit
Janë të shumta rastet kur dhe gazetarë profesionistë dhe me eksperiencë bëjnë lapsuse dhe gabime trashanike gjatë transmetimeve live. E fundit ka qënë ajo e gazetares së njohur Rudina Xhunga, e cila tashmë drejton emisionin e saj ‘Dritare’ në News 24. Gjatë njërës prej puntatave të shkuara në emisionin e saj, Rudina Xhunga ka ngatërruar Mid’hat Frashërin, eshtrat e të cilit erdhën pak ditë më parë në Shqipëri, me Mid’hat Havarin, i cili është ende gjallë dhe del ende nëpër studio televizive. Havari ka qenë ish drejtues në policinë e shtetit, por gazetarja e ka bërë “të vdekur” duke e zëvenduar me Mid’hat Frashërin. Në një moment, Rudina e kupton vetë se po gabon dhe kërkon ndjesë. Videoja ka marrë shumë shikime dhe komente në rrjetet sociale.