Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Peraj: Femër e dashur, mësohu t’ia dalësh vetë!

 

Femër e dashur, mësohu t’ia dalësh vetë dhe mësohu me idenë që çfarëdolloj gjëje që të bësh për një pjesë gjithmonë do jetë e gabuar, pikërisht sepse je femër. E nëse je dhe e bukur akoma më keq.

Nëse vishesh keq, do thonë s’di.

Nëse vishesh bukur do thonë do që të dukesh.

Nëse nuk arrin diçka do të të thonë ‘e paaftë’ dhe akoma më keq nëse arrin diçka, do thonë “kush e di ç’ka bërë që arriti aty”. Je gjithsesi e dënuar nga fjalët e njerëzve. Do të flasin për ty të gjitha femrat që të kanë zili e në thelb duan të jenë si ty por nuk e arrijnë dot. Do flasin për ty dhe ata pseudomeshkuj që nuk kanë shansin më të vogël me ty dhe e dinë, dhe e vetmja gjë që ju mbetet është përsëri të flasin. Dhe më të ndyrët janë ata të cilët të qeshin në sy e bëjnsë sikur të duan, e mezi presin të vjellin vrer prapa shpine. Mos u mërzit. Janë pikërisht aty ku dyhet të jenë. Mbrapa teje. Jeta është shumë e shkurtër dhe shumë e bukur për të menduar për tjerët, puno për veten, vishu për veten, mendo për veten, jeto për veten. Pra në thelb: Duaj vetëm veten.

Please follow and like us: