Natasha Lako: Në ditën kundër dhunës ndaj gruas, quasi Emili Dikinsonit!
Dhe është pak, sikur të flasësh për një poete të madhe si Emilii DIkinson, një nga më pak të njohurat në Shqipëri. Në një ditë kur gjithë bota ngrihet kundër dhunës ndaj gruas, një ditë ku nuk është fjala vetëm për reflektime, ka shumë arsye për të kujtuar, këtë latiniste të madhe të Botës së Re. Si për t’u mbrojtur nga dhuna, Emili Dikinson jetoi pothuaj gjithë jetën e mbyllur në shtëpinë atërore, e martuar, si quhet sot, vetëm me “divinitetin”. Jetoi në kohën kur shqiptarët mblidheshin dhe rezistonin në errësirën më të madhe të viteve 1800, kur ende kishin frikë nga ndërtimi i hekurudhave që hapnin botën, në të njëjtën kohë kur Shatobrian jetonte nga ana e fisnikëve dhe Marati nga ana e plebejve, kur në kontinentin europian perceptime të mëdha po sillnin kohërat e reja. Emili Dikinson ishte femra që i ruante këto kohëra brenda trupit që kushedi se kur dhe në mënyrë të vetvetishme, së bashku me indipendencën e saj nga çdo rrethanë rreth e rrotull ose në histori. Ajo tregon se historia e fatit të gruas ndodh të shkëputet nga çdo ngjarje tjetër që ka lidhje me ndryshime interesash globale. Fati i femrës kërkon një republikë të veçantë deri sot.
Ted Hught ka përgatitur një përmbledhje të poezive të Emili Dikinson thua të përsëris mëvetësinë e fatit të femrës, thua se e ka parë nëpërmjet kaleidoskopit të ish bashkëshortes së vet, poetes së madhe të shekullit të XX Silvia Plath, e cila ka vrarë veten për shkak të turbulencave të saj mendore, njësoj si Virginia Woolf. Cili ishte terrorri i poetit anglez ndaj Silvia Plath nuk dihet. Ndoshta ai i kthehet Emili Dikinson, për të kuptuar disi më mirë pavarësinë pothuajse të pamundshme femërore.
Ja disa nga vargjet e para të zgjedhura nga Ted Hughes:
The divine intoxication,
of the first league out from land?
=the first league out from land?
Intoksifikim hyjnor,
liga e parë jashtë kësaj toke-thotë Emili Dikinson.
CIlat janë helmet ku jetojmë/mund të pyesim pas këtij vargu kaq të hapur deri sot?
Emili Dikinson iku njëherë e përgjithmonë në vitin 1886, kur shqiptarët nuk ishin artikuluar ende si komunitet i vërtetë. La mbi 1300 poezi, së bashku me vizionet e saj pothuajse si një betejë, krijimin, që i ndodhej kudo rreth e qark dhe vdekjen, të cilat së bashku përbëjnë trinitetin e saj të madh, si thotë Ted Hughes.
Dhe për t’i marrë atë pikëpyetjen e madhe nga vargjet e saj, përsëri pyes: A nuk është dhunë, që shqiptarët, që nga dita e lindjes së saj në vitin 1830, kur përgatitej Milosao e deri sot, nuk ia kanë vënë ende veshin kësaj autoreje të madhe botërore?
Jetojmë ende midis greminave tona të thella kulturore, mes për mes ndarjeve tona të mëdha nga rrjedhat e njerëzimit, të cilat nuk po arrijmë t’i kapërxejmë dot. Së pari ndaj qendrimit ndaj femrës.
Dhe kjo më bën t’u them shumë shqiptarëve që jetojnë në Massacuset: Lum ju, që e ndjeni Emili Dikinson, më pranë!
Sepse për çudi shqiptarët janë të rrethuar nga të gjithë lëndët toksike të botës shpirtërore dhe intoksifikimi hyjnor i bërë prej vetë njeriut duket se nuk kryhet dot vetë prej tij. Fatkeqësi që vazhdon. Por edhe fat të kesh një poete të madhe.