Ndue Ukaj: Kanë apo s’kanë shqiptarët interesa kombëtare?
Meqë jemi në prag të festës së madhe të 28 nëntorit, festë që na kujton golgotën dhe vuajtjet nëpër të cilën ka kaluar kombi shqiptar, atëherë ia vlen të përsiasim për rrugën e vështirë të kombit të vjetër, për t’u bërë shtet i ri.
Ibrahim Rugova, në tekstin, Pavarësia kombëtare, të botuar te Bota e re, me 28 nëntor, 1968, na kujton këtë përpjekje të mëdha. Siç thotë ai, u dashtë të kalonin pesë shekuj vuajtje e trishtim, që në qiellin shqiptar, të ngritej flamuri i Skënderbeut, simbol i identitetit kombëtar dhe i pavarësisë:
“U habitën të gjithë, kur pas pesë shekujsh, nga epoka e Skënderbeut në qiellin shqiptar, u ngrit simboli i gjakut-Flamuri.
Mirë që u mashtruan gjithë. Mirë që kujtuan se nuk kemi asgjë, se kuçedra e Anadollit nga gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren-fu
…
Po ashtu, sivjet jemi në vitin jubilar kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, prandaj është e udhës të pyesim: pas kaq vitesh, ku janë shqiptarët sot? Dhe pse, një pjesë e tyre, ndiejnë turp të flasin për vlerat e historisë së kulturës së tyre? Pse ata vazhdojnë të vërtiten nëpër kriza të shumta politike dhe shpirtërore. Pse ata ofshajnë me dhimbje për atdheun e tyre të tkurrur, për pafuqinë për t’u konsoliduar dhe për zhvillimin tejet të ngadalshëm ekonomik?
Udhëhiqen shqiptarët sot nga ndonjë parim i menduar, nga një ide sublime, apo udhëhiqen sipas mendësisë popullore, kudo rafsha mos u vrafsha, me të cilën qesëndisej dikur shqiptari i ditur, Krist Maloki.
…
Shqiptarët nuk vuajnë sot prej ndonjë armikut të jashtëm, si dikur, por për shkak të mosmarrëveshjev
Është e çuditshme sesi, në hapësirat shqiptare, flitet e shkruhet për gjithfarë interesash e temash, duke filluar nga ato më banale, deri te temat e mëdha globale, por pak pse aspak nuk flitet për interesa të natyrshme kombëtare.
Madje, shqiptarët, sot, nuk e kanë të qartë nëse kanë ose jo interesa kombëtare. Të tilla që lidhen me ontologjinë, gjuhën, kulturën, historinë dhe identitetin e tyre, por edhe të tilla që tejkalojnë hapësirat e tyre të ngushta politike.
Duke e lënë anash dalldinë patriotike, gërvalljet e ulërimat, ata nuk kanë një strategji të qartë për interesat e tyre- në kushtet e stome politike -në botën e trazuar, ku gëlojnë gjithfarë interesash.
…
Sot, shqiptarët mund të ankohen në shumëçka e për shumëçka, por askush ata s’ i ndalon që të bëjnë tekste të përbashkëta në fushën e arsimit, të hartojnë politika të përbashkëta në fushën e shëndetësisë, të diplomacisë dhe të ekonomisë.
Sot, ata askush ata s’i pengon që t’i harmonizojnë objektivat dhe synimet kulturore, përveç shpirtngushtësi
…
Shqiptarët, ndonëse kanë sendërtuar shumë aspirata, ata nuk janë të lumtur. E ndodh që ata të jenë të trishtuar në atdheun e tyre, madje, duke e konsideruar shpeshherë si atdhe të përkohshëm, dhe kjo ngjet, meqë ata ballafaqohen me mungesa banale, duke filluar nga rryma, uji, buka, etj.
…
Shqiptarët kanë shumë sfida, por mendoj se detyrë parësore e tyre është lartësimi i ndërgjegjes kombëtare, prej të cilës vjen besimi te vetvetja dhe shteti. Sepse, neve na kanë mposhtë ndjenjat e fatalitetit, prandaj kudo dëgjon shqiptarë që rënkojnë e thonë: nuk jemi më të zot se kaq.
Faik Konica, në vitet e para të pavarësisë kombëtare, teksa shihte shqiptarët e e çakërdisur e të habitur, thoshte, na duhet të formojmë ndërgjegjen kombëtare, ndërkaq, Anton Harapi, kërkonte naltimin e saj. Pa dyshim, një detyrë të tillë, dikur e bënin me shumë dashuri mendimtarët dhe iluministët shqiptarë të viteve të 30- ta, ku shquheshin Konica, Merxhani, Fishta, Noli, Frashëri, Harapi e shumë të tjerë, të cilët kishin vetëdije të lartë intelektuale dhe qytetëruese. Dhe sot ata përfaqësonte një elitë shembullore dhe mund të na shërbejë si oksigjen për të pastruar ndërgjegjen tonë.
Në prag të 28 nëntorit, shqiptarët e sotëm, janë po aq të trullosur sa shqiptarët e fillimeve të para të pavarësisë: me dije të mangët e të mbetur prapa botës së qytetëruar.
Ata – as sot- assesi nuk po munden dhe nuk po dinë ta gjejnë rrugën e lartësimit dhe të përparimit. E, lartësim i ndërgjegjes nuk mund të bahet me batakçinj, politikanë arrogantë e të paditur. As me opinion publik të çorientuar dhe pa etikë kombëtare e profesionale.
Në ditë të shënuara kombëtare, neve na mbërthen zjarrmia patriotike, shfaqim mall e dashuri, por kjo zgjat shumë pak. Aq sa zgjat festa, ndërkaq, të nesërmen vazhdojmë avazin e vjetër. Dhe bëhemi të egër, mosdurues, përbuzim historinë dhe vetë idenë çka përfaqëson 28 nëntori.
Në mënyrë që 28 nëntori i vitit të ardhshëm, t’ na gjej më mirë dhe më të bashkuar, duhet të themi plot gojën: nuk është turp që të duash vendin tënd, historinë dhe kulturën tënde. Përkundrazi, është vlerë dhe shenjë e qytetarisë.