Albspirit

Media/News/Publishing

Kleves Bitro: Kryeministri me brekushe që “vrau” flamurmbajtësin

 

Edhe kësaj here Kryeministri Rama u tall jo pak me ditën e 28 nëntorit që simbolizon mëvehtësinë e Shqipërisë dhe legalizimin ndërkombëtar të shtetit tonë. Rama nuk e do 28 nëntorin dhe gjithcka bën është që të japë sinjalin se kjo datë nuk është e preferuara e tij. Veshja e tij skandaloze në 28 nëntor 2018, ndërsa gjoja përkulej në Vlorë për respekt të aktit madhor të shumë patriotëve shqiptarë, nuk është rastësi.
Le të kujtojmë se cfarë bëri Edi Rama sapo mbërriti në pushtet. Dhurata e qeverisë në ditën e Pavarësisë kur sapo kishte marrë pushtetin ishte largimi nga detyra e një efektivi të policisë që mbrojti flamurin kombëtar nga përdhosja që i bënë në protestën e 21 janarit 2011 falangat e dhunuesve të shtetit që i drejtonte ai vetë. Në 21 janar 2011, një efektiv i Policisë së Shtetit, i asaj policie që tani i dhemb Ramës, por që nuk i dhimbte në janar të 2011, pra një efektiv guximtar dhe anëtar i FNSH-së rrezikoi jetën e tij për të rrëmbyer nga toka simbolin kombëtar, për të mos e lënë të shkelej nga këmbët e ndotura të dhunuesve të demokracisë. Vetëm për këtë, qeveria Rama e ka ndëshkuar me vendin e punës duke shpërblyer kështu egon e vet hakmarrëse që në mënyrë të pamëshirshme po bie mbi të gjjthë ata që e kanë ndalur në marrëzinë e tij. Shumë hipokrizi në fytyrën e një qeverie që bën sikur nderon flamurin, që bën sikur do atdheun dhe respekton opozitën. Shumë propogandë dhe shumë makiazh të sforcuar për t’u paraqitur ai atdhetare. Por veprat janë krejt të tjera. U gjet pikërisht ai djalë guximtar që nuk lejoi flamurin të ishte një leckë ndër këmbët e atyre që Rama, Veliaj, Tahiri e të tjerë i dërguan atë ditë për të dhunuar Shqipërinë. E meqënëse qëlloi atje një grusht njerëzish që ndaluan cmendurinë kolektive që nxiti zjarrvënësi I bllokmenëve për të djegur vendin, Rama u hakmorr. Me një veprim primitiv që tregon se sa pak ndjeshmëri ka ai për cështjen dhe simbolet kombëtare, Kryeministri kimik largoi mbrojtësin e shqiponjës së zezë dykrerëshe që na bën krenar. Ky bicim Kryeministër që nuk bën asgjë mirë, madje menderos edhe ato që të tjerët ia lenë mirë, gjeti një armik të ri në gjirin e policisë së shtetit. Djalin që kapi e ngriti lart simbolin kombëtar. Nuk ka rëndësi si quhej ai bir nëne që shpëtoi nderin pasi atë ditë të vështirë të 21 janarit 2011 të gjithë policët shëmbëllenin me monumente të gjalla masive që i thanë “Ndal” turravrapit kriminal të një njeriu të fiksuar pas kaosit dhe vrasjes. Ndaj edhe ai sapo hipi në pushtet i përndoqi, i pushoi apo edhe i burgosi me akuza të sajuara korridoreve të Tahimlerit shqiptar. Këtë dhuratë ofroi Ramastani në ditën e ngritjes së flamurit. Këtë dhuratë u dha Rama brezit të ri dhe ky ishte mesazhi që përcoi. Kush të guxojë të mbrojë nderin dhe flamurin para tij, do ta pësojë. Kryeministri rrëmujaxhi dhe i paaftë u ndal para 7 vitesh në përpjekjen e tij të dështuar për të rrëzuar me dhunë Sali Berishën si Kryeministrin e ligjshëm të vendit dhe sapo mori pushtetin vuri në radhë për të përndjekur të gjithë ata që e stopuan. Kaq egërsisht kërkoi hakmarrje sa nuk kishte ndërmend të kursente asnjë dhe askënd. Madje ata që kanë mbrojtur flamurin dhe institucionet ishin të parët që e pësuan, sepse guxuan të prishin ëndrrën e një të marri për pushtet. Kjo do të jetë sjellja e tij europiane dhe e ndryshme që do të sillte rilindjen. Kjo do tëishte dhe do të jetë sjellja e tij në majë të piramidës së ekzekutivit. Ai kërkon të verë nën cizmen e tij laramane dinjitetin, moralin, shpresën dhe qëndresën e demokratëve. Opozita ka përgjegjësi për të garantuar qetësinë sociale që po prishet me shpejtësi nga një Kryeministër që edhe pantallonat nuk i ngre dot pa ndihmën e të huajve. Rama po qeveris vetëm qendrën e Tiranës, aty ku juanë godinat e ministrive. Madje edhe aty nuk ndihet i qetë…
Rama po përpiqet që me sulme të egra ndaj përkrahësve të opozitës dhe drejtuesve të saj kryesorë të mare veten nga goditja e hekurt e protestave që kanë nisur e do shpërthejnë gjithkund e që e kanë detyruar e do ta detyrojnë të zmbrapset me turp. Për të fjalët e Brukselit nuk janë gjë tjetër vecse shtysë për të futur vendin në një qorrsokak të ri, atë të hakmarrjes mes demokratëve dhe pushtetit të tij që formësohet me njerëz të spikatur anti opozitë. Deri më tani shumica e njerëzve dhe vetë opozita po e vështron me kujdes Kryeministrin kimik të vendit. Edhe banorët e “Astirit”, edhe ai efektivi i policisë, Amarildo Yzeiri, vështron me kokën lart se cfarë po bën ky pinjoll bllokmenësh. Ai është nevojtar dhe familjar ndaj vecse vështron me ngulm një Kryeministër pa fre që shkallmon jetët e qytetarëve të tij. Cështja është se a mund të llogarisë Rama edhe sa kohë do u duhet njerëzve që të mbidhen edhe një herë e t’i kërkojnë masivisht llogari? Koha fluturon dhe ai mbase nuk ka terezi për të tilla llogari, por flamuri kombëtar është atje lart dhe e vështron, ashtu si ai djali trim që e rroku dhe e mbështeti në gjoks që të mos bëhej leckë nga lolot e Ramës. Dhe të tjerët, rrinë e vështrojnë nga brenda dhe nga jashtë qelive të burgut që po stërmbushet me të pafajshëm. Të gjithë kanë një synim, të shpërthejnë vargonjtë e një shteti policor antihuman e banditesk që po gëlltit demokracinë. Dhe kur të vijë ai moment do të jenë të gjithë atje si një monument njerëzor që do i japin përshëndetjen e lamtumirës një Kryeministri që zgjedh ditën e flamurit për të “vrarë” flamurmbajtësin.

Please follow and like us: