Vera Kurti: Atdhe..
Atdhe,
plot 364 ditë
trupin e lodhur e të përgjumur
ta lamë të qetë, brinjët nën ujë
e zemrën, gjysëm fjet…
Sot,
siç shkundi dimri gjethet e vjeshtës
ta shkundëm mirë; edhe trupin edhe emrin,
ta morëm lëkurën e ta veshëm shtatit
paçka se ty, mezi të mbajnë këmbët…
Please follow and like us: