Albspirit

Media/News/Publishing

Rama për lajmet e rreme: Gjobë për shpifësit!

Në një konferencë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave, ku  mbajt një darkë pune me pjesëmarrësit e konferencës së agjencive të lajmeve europiane dhe ballkanike me temë: “News Agencies vs Fake News”. Përvec drejtuesve të agjencive të informacionit, i pranishëm është edhe kryeministri Rama, i cili deklaroi se lajmet e rreme po shpërndahen me shpejtësi falë kontributit edhe të ndjekësve. Kjo sipas shefit të qeverisë do të luftohet përmes përmirësimit të legjislacionit duke përdorur edhe mjetet e dënimit të shpifësve përmes gjobës. “Lajmet e rreme dhe shpifjet kishin një ndjekje më të madhe dhe ishin disa fish më të përhapura me kontributin e ndjekësve se sa lajmet e vërteta. Natyra e tërheqjes së shpifjes, sponsorizimi i lajmeve nga faktorë nga më të ndryshmet. Edhe ne e kemi përjetuar pjesën e kësaj histori të hidhur. Shqipëria e dalë nga vite të tëra izolimi, ka qenë një vend goxha pjellor për sa i takon shpifjeve dhe lajmeve të rreme”, tha Rama. Gjithashtu Rama theksoi faktin se krahas masave për të parandaluar shpifjet, autoritetet përkatëse do hartojnë politika për të përmirësuar legjislacionin e platformave on-line. Sipas tij, këto platforma nuk dihet se nga kush financohen dhe për çfarë qëllimi marrin këto para. Rama paralajmëroi gjithashtu masa për të garantuar të drejtën e autorit në media. “Një lajm i këtij viti u përhap  se qeveria kishte vendosur të pranonte ish-luftëtarë të ISIS. Ky lajm qëndroi në disa media, por u desh kohë për tu tretur si diçka e pavërtetë. U deshëm shumë sforco për të treguar se  u bë një shpifje e qëllimtë. Marrëveshja ime me presidentin rus për t’i shitur një qytet të tërë në Shqipëri. E kështu me radhë në një situatë që nuk është vetëm pjesë e jona, por është një fenomen që duhet të përballemi që të gjithë. Kjo i shërben për të nxitur një gazetari klasike për burimet e lajmit. Qëllimi nuk është që ne duhet të shkojmë deri tek vendet e BE-së, ku shpifja është pjesë e Kodit penal apo edhe dënohet me burg. Media online është jashtë legjislacionit. Në gjashtë vitet e fundit janë hapur më shumë se 600 me parashtesën .al. Nuk dihet se kush i financon dhe cilat janë edhe qëllimet e hapjes së tyre. Ne do të vendosim rregulla, që duke bërë disa ndërhyrja që nuk do të jetë me prekje të Kodit penal apo civil. Por një përditësim të legjislacionit ekzistues. Ne do të rrisim gjobat për lajmet e rreme. Të garantojmë të drejtat e autorit. Do ndëshkojmë shpërhapësin e shpifjeve, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës  sa media e fillimit”, shtoi kryeministri Rama.

Please follow and like us: