Albspirit

Media/News/Publishing

Ergys Keta në një rrëfim për veten, jetën e natës dhe jo vetëm…

Personazh/Menaxheri i suksesshëm Ergys Keta në një rrëfim për veten, jetën e natës dhe jo vetëm…

Hermes Nikaj

Një nga menaxherët më të sukseshëm të kryeqytetit dhe jo vetëm flet për herë të parë për mediat rreth pasionit të tij të punës, por edhe për jetën artistike. Mjaft i njohur në baret e Tiranës ai ka një rreth të gjerë miqsh e dashamirës.

Impenjimet e tua aktuale?

Aktualisht menaxhoj ‘Cinco Cavalli Club’, një nga diskotekat më të njohura në Tiranë, ndihem mirë me punën që bëj. Kam edhe një projekt në zbatim e sipër për një ‘lounge’ që së shpejti do bëhet bujë.

Së fundi ke qenë pjesëmarrës edhe tek filmi ‘Dashuria s’mjafton’, na trego diçka më tepër?

Te filmi kam marr pjesë nga fundi, por pjesa që unë kam luajtur është pritur nga publiku shumë mirë, duke parë që unë e kam pas pasion që kur kam qenë i vogël.

Si është e ndërtuar një ditë e jotja e zakonshme?

Është në varësi të programit ditor që kam. Sigurisht që nis pak vonë, shkak i jetës së natës.

Gys je mjaft aktiv edhe me jetën e natës duke menaxhuar klube me emër në kryeqytet, si është kjo punë?

Jeta e natës është e bukur, e lodhshme në të njëjtën kohë ama ka lekë.

Jeta private, si shkon?

Jam ‘single’ dhe i lumtur me veten.

Ke linja perfekte, merresh me palestër?

Sigurisht, merrem me aktivitet fizik. Kujdesem shumë për veten, që nga dieta ime e përhershme, mosabuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike.

Çfarë konsumon më së shumti, cila është pjata jote e preferuar?

Konsumoj prodhimet e detit më së shumti, gjithashtu edhe gatimet e mamasë. Pjata ime e preferuar është pilaf me fileto pule.

Fotografia e Ergys Keta

Please follow and like us: