Drejtoresha e Huawei arrestohet në Kanada, SHBA kërkon ekstradimin e saj
Gjiganti i teknologjisë kineze Huawei njoftoi se nuk ka njohuri për shkeljet e supozuara financiare të drejtoreshës financiare Meng Wanzhou, e cila është arrestuar në Kanada.
Mediat amerikane raportojnë se SHBA po kërkon ekstradimin e Meng Wanzhou për shkak të dyshimit se ka shkelur sanksionet amerikane kundër Iranit. Vajza e themeluesit të Huawei u arrestua në Vankuver, më 1 dhjetor. “Kompania mori pak informacion në lidhje me akuzat dhe nuk iu referua as gabimeve të bëra nga Meng”, tha Huawei në një deklaratë. Në Kanada u njoftua se lirimi me kusht i drejtoreshës së Huawei do të vendoset nesër nga gjykata. Autoritetet kineze protestuan ashpër për arrestimin, duke pretenduar se Meng nuk e kishte shkelur ligjin. Tregu botëror i aksioneve sot po shënon humbje të mëdha pas arrestimit të drejtoreshë së kompanisë teknologjike kineze Huawei, e cila mund të pengojë përparimin në bisedimet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.