Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: VETEN MOS E LEN TA PREKIN

Mos i lini t’ju zvogëlojnë qëllimin,
dufin q’e padrejta shpërtheu,
maturisē s’urtë, n’kokë kësule t’kuqe t’i veshin,
e me njē perkēdheli dinake poshtërsisht
pēr rrugē, n’pyll t’egër t’iu qesin përsëri,
duart q’u shtrinē drejt ēndrrēs
t’i presin!

Vashëza trime syshkruara,
djem filiza shtatēlartē,
mos pranoni t’u afrohen n’gji tuaj,
ujq politikanë, zhgunbardhë, tinëzisht t’u shtyjn n’shteg të verbër,
n’grehinën e pritjes së pafund,
sythn e sapoçelur t’thajnë,
çiltērsinë e dëlirē t’shqyej bisha,
nēn vargoj dëshpërimi,
lidhur n’gur!

Mos harroni, si më parë, mbi etërit tuaj
në rresht tek muri shtinë,
mbi at’ gjak, q’pak më parë i vranē,
me shpirt helm t’shprishur, paguan!

Nënëzë, me lot t’tharrē ku je,
kërthin tand n’dorē t’kujt e ke lanë, fli n’faltore t’atij
duar q’u lutën shqeu a n’mëshirë
t’pleqve t’pështirë,
që ç’do vijë ia kanë zili, për epsh pushteti,
se asgjê s’mund t’jetë veç shterpë,
kur pranverë besoi t’ish dikur?
Ç’frikë iu mban t’heshtni,
mos t’jini nën at’ flamur,
mburojë e lumtun t’baheni për ata bij,
që veç dashni e juj
i rriti?
Përse pa ta aq larg?

Ah, rini se shekulli m’e re,
beso n’veten tande,
grushtin mblidh me forcë, lufto, me çdo dëshirë t’rreme,
tutjen, kërcu, thyej m’dysh e fluturo n’qiell t’etës,
o shqipe, q’me zemēr njerëzore rreh fort,
hyj mbi hyjni e madhërishme,
q’me shpirt e do
kët’ vend bekum, lahutë legjendë e botës teme

t’prekë mos len askënd!

Please follow and like us: