Qeveria shfuqizon pikën 4 të VKM
Këshilli i Ministrave shfuqizon zyrtarisht VKM nr 288 pika numër 4, e cila parashikonte tarifa për provimet e mbartura në bazë të krediteve. Në pikën 4 thuhej: “Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”. Vendimi vjen menjëherë pas deklaratës së Ministres Nikolla, e cila u shpreh e hapur për plotësimin e kërkesave të studentëve. Ajo tha se protesta e studentëve shërbeu si një reflektim për një debat shterues brenda universitetit.