Xhoi Jakaj: Studentët bëjnë revolucione të mëdha
Studentët bëjnë revolucione te mëdha. Në Shqipëri nga protestat e studenteve të viteve 90-të përfituan politikanë të të dy krahëve ndër vite, por të drejtat dhe parimet mbi të cilat duhet të funksionojë demokracia nuk u fituan asnjeherë?!
Prej asaj kohe u bënë 28 vite, e ky brez studentësh nuk kishte lindur akoma. Shkollimi i tyre ka kaluar në tranzicion dhe me eksperimente të pafundme nga klasa e parë deri sa kanë arritur në universitet dhe sot ata janë të ndërgjegjshëm që po luhet në kurrizin e tyre.
Ndaj protesta duhet të arrijë qëllimin kryesor, revolucion total me themel, atëhere këta studentë dhe protesta e nisur përseri në dhjetor do mbetet në histori, ndryshe ata do kthehen ne auditore e tarifat do iu rriten pambarimisht…
Ne pedagogët shumica jemi me studentët, shpresoj këtë herë të jenë të vendosur në fitoren e tyre…dhe t’i japin një mësim të mirë protestave të tjera që u manipuluan dhe gradualisht dështuan pa zgjidhur problemin themelor…