Gjashtë orë protestë, studentët kthehen sërish sot në shesh
Studentët e kanë mbyllur protestën për këtë të premte në orën 16:30, duke paralajmëruar se do të dalin sërish sot Megjithatë një pjesë e vogël vijon të qëndrojë para Ministrisë.
Ata qëndruan për 6 orë me radhë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave të tjera për të cilat nuk kanë marrë zgjidhje.
Për të shtunën që përkon dhe me datën 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, mbledhja e studentëve do të nisë nga Korpusi në orë 09:30 për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.
“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”. Ata kërkuan nga politika të qëndrojë larg tyre nesër.
Ashtu si ditët e tjera, studentët nuk ikën pa pastruar mbeturinat e mbetura pas protestës.
Një nga thirrjet që është bërë gjerësisht në protestën e sotme është mbajtja larg e forumeve politike.
Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.
”Jo politikë, jo politikë”, janë koret e përdorura në masë nga ana e studentëve që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. ”Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe më pas do të hyjmë në grevë urie”, është shprehur nga nga studentët e Fakultetit Juridik.