Minella Aleksi: Çfaqja e një përkthyesi të harruar
Si shpesh ndodh në të tilla raste është vet personi mashtrues që në një moment pakujdesie e zbulon të vërtetën. Ja sesi shkruan A. Vehbiu më 23 prill 2017 mes të tjerash në “Peizazhe të Fjalës”: “Ashtu kam pritur disa vjet për të bërë timin “Godel, Escher, Bach” të Douglas Hofstadter-it; të cilin e bleva vetëm pasi më paguan një honorary të mirë, për një përkthim që pata bërë in situ, për një kompani ujësjellësash në Potenza: aq sa nuk më pritej, sa u nguta ta marr librin, pa shkuar ende në shtëpi; me të zbritur nga nga treni në stacion në Napoli (ia mbaj mend edhe çmimin:40.00 lira”).
Në zonën e Veriut të Italisë ushtron aktivitetin një kompani që prodhon makina bujqësore, pompa uji për vaditje dhe pompa e tubacione ujësjellësash. Kjo kompani me emrin “Doda Costruzioni Machine Agricole di Doda Aldo &S.n.n” është në pronësi të një familjeje emigrantësh nga veriu i Shqipërisë të emigruar në vitet 45-50 pas lufte. Me mbarëvajtje të suksesëshme kompania ushtron aktivitetin me filialet e saj në të gjithë Italinë duke u zgjeruar edhe në vende të tjera të BE-së, përfshi edhe Shqipërinë. Tregëtimi i pajisjeve jashtë Italie, në vende të ndryshme kërkon edhe instruksionet në gjuhët përkatëse. Si emigrant në rrethinat e Napolit z. Vehbiu shfrytëzon çdo mundësi kontaktesh (sidomos shqiptarësh të kamur) për të rritur të ardhurat e tij financiare duke u ofruar për shërbime që është i aftë të bëj..
Një shërbim të tillë përkthimi ka bërë zotëria Ardian Vehbiu dhe që e zbulon në citimin më lart. Dhe e ka menduar thjeshtë. Esenë e përkthyer në “Lettera Internazionale” natyrisht që nuk mund ta nënshkruaj me emrin e tij edhe si autor edhe si përkthyes. Prandaj përkthyesin e gatshëm të Kompanisë Aldo Doda zotin Ardian Vehbiu na e transformon në përkthyesin Aldo Doda të esesë së tij. Kjo është arsyeja që i pa ndershmi Ardian Vehbiu jep tre variant të ndryshme mbi fantazmën e përkthyesit Aldo Doda, i cili na paska bërë vetëm një përkthim të botuar në jetën e tij dhe këtë e ka bërë për esenë e Ardian Vehbiut tonë “evliha”, siç thonë në Gjirokastër. Fatkeqësisht etja për lavdi dhe cmira ndaj shkrimtarit të madh ia errësuan vetëdijen duke harruar shprehjen se: në këtë botë nuk ka njeri që garanton kujtesë të mjaftueshme për të qënë një gënjeshtar i suksesshëm.