Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e horoskopit, 10 dhjetor 2018

Dashi

Duhet të mendoheni mirë lidhur me një vendim i cili do të rezultojë mjaft i rëndësishëm lidhur me një periudhë të vështirë që po kaloni në sferën personale. Edhe fusha e ndjenjave dhe ajo profesionale, do të jenë mjaft delikate.

Demi

Do të përjetoni disa transformime të rëndësishme, ku nuk përjashtohen mundësitë e mira lidhur me synimet që keni. Kjo e hënë do të jetë mjaft pozitive si në fushën sentimentale edhe në atë profesionale.

Binjakët

Do të shënoni një rikuperim të mirë personal në disa drejtime gjatë kësaj dite. Nuk përjashtohen përmirësimet e ndjeshme, në të gjithë sektorët.

Gaforrja

Do të përballeni me disa momente tensioni sidomos në sferën sentimentale, duke e tensionuar disi këtë ditë. Megjithatë duhet ti kushtoni më shumë vëmendje sferës profesionale.

Luani

Do të përjetoni një gjendje totale pakënaqësie në çdo drejtim. Për pasojë mund të bëni disa zgjedhje të gabuara të parikuperueshme. Do të ndjeni nevojën për të marrë më shumë vëmendje në jetën sentimentale dhe atë profesionale.

Virgjëresha

Do të jeni mjaft të angazhuar, sidomos në sferën profesionale. Ndikimi pozitiv i yjeve do të përmirësojë çdo sektor, pavarësisht mundësisë për tu përfshirë në disa polemika.

Peshorja

Yjet do të kenë ndikim mjaft të favorshëm, ky do të dominojë sektori ekonomik dhe profesional. Edhe nga pikëpamja e ndjenjave parashikohen rikuperime të ndjeshme me partnerin/en.

Akrepi

Mund ta ndjeni veten të frenuar për shkak të disa problematikave lidhur me të kaluarën, e cila do të rishfaqet në këtë periudhë. Kryesisht do të dominojnë keqkuptimet të natyrës sentimentale dhe familjare.

Shigjetari

Ndikimi i favorshëm i yjeve do të jetë në çdo sektor, si në sferën emocionale edhe atë profesionale. Do të ndjeni një nevojë të theksuar për të ruajtur ekuilibrat emocional.

Bricjapi

Mund ta gjeni veten të përfshirë në disa diskutime në vendin e punës. Tensione parashikohen edhe në sferën sentimentale, por ndikimi i yjeve do të bëjë që të kaloni pa problem çdo pengesë.

Ujori

Duhet të ndaleni dhe të shpenzoni më shumë energji sidomos në nivelin fizik. Ndërsa nga pikëpamja sentimentale parashikohen të reja interesante edhe për ata që janë vetëm.

Peshqit

Do të përjetoni një periudhë rikuperimi pozitiv, sidomos në sferën profesionale. Fatmirësisht do të arrini të rigjeni qetësinë e humbur gjatë javëve të fundit.

Please follow and like us: