Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfenjë nga Viron Kona

 

 

 

 

 

“Hani dhe ju ambasadorin tonë!”

          Rrëfenjë humoristike

Ambasadori i një vendi të njohur,

pushim fundjavë kishte ato dy ditë,

vendosi që t`i shijonte sa më mirë,

në peizazhin ekzotik të vendit mik.

 

Shkoi me makinë më larg se ç`duhej,

në një xhungël padashur thellë u fut,

indigjenët kanibalë diçka po prisnin,

ishin t`uritur e n`zjarr shtonin drutë.

 

Ngjarja sigurisht  bëri bujë të madhe,

protestat  vazhdonin non stop 24 orë,

me deklarata  e me presione kërkohej,

ndëshkimi i  njeringrënësve fajtorë..

 

Disa herë shteti përgjegjës kërkoi falje,

u gjetën fajtorët dhe u dënua ai krim,

por shtetarët e ish ambasadorit fatzi,

s` kënaqeshin duke kërkuar shpagim.

 

Atëherë u konvertua krimi n`naftë e flori,

me t`cilat vendi fajtor ishte tepër i pasur,

por  kërkesat për  “shpagim” vinin lumë,

shtoheshin pareshtur, s`kishin të ndalur.

 

Shtetarët përgjegjës nisën të nervozohen,

përsëritën zë lartë se e kishin shlyer fajin,

e ngaqë kërkesat për zhdëmtim s`ndalnin,

humbën durimin e bënë të njohur lajmin:

 

“Meqenëse gjuha jonë diplomatike dështoj,

s`patën efekt as zhdëmtimi dhe ndjesa jonë,

për të kompensuar t`keqen që neve ju bëmë,

lutemi, hani edhe juve ambasadorin tonë!”

 

Please follow and like us: