Denisa Gokovi: Bravo, krenaria e kombit!
Liria dhe barazia.
Bravo krenaria e kombit.
Zhurma potenciale e juaja do sjell ndryshimin e kërkuar prej vitesh.
Padrejtësitë e jashtëzakonshme kanë realizuar dështimin e familjeve tona, duke vrarë të ardhmen tonë.
Janë munduar të na ulin krenarinë, të mashtrojnë me tregun e punës, të shfrytëzojnë fuqinë punëtore, të ndërtojnë rrjete prostitucionale si administrata e partive politike. E?
Fëmijët e gjithë politikanvë dhe drejtuesve tanë studiojnë në universitetet më të mira evropiane, ndërsa të tjerët penalizohen duke qenë të arritur në çdo aspekt sepse kanë fuqi intelektuale dhe jo pushtet ujqërish.
E kanë vrarë shpirtin e prindërve tanë, ku nëpërmjet sakrificave të mëdha kanë balancuar arritjet dhe përkushtimin familjar.
Shkatërrojnë pronat, pasuritë e qytetarëve, miratojnë projekte me pastrim parash, gjykojnë dhe dënojnë sakrificat e të rinjve.
Indiferenca e një realiteti të nëpërkëmbur vazhdon dhe sundon nëpërmjet firmave private, bizneseve të dyshimta dhe ofertave për t’u pasuruar menjëherë.
Ku po shkon kjo njerëzi?
Ka vdekur humanizmi, përkujdesja dhe vlerat e një kombi që janë të ndërtuar me kulturë dhe arsimim.
Të gjithë qëndrojnë të heshtur për interesa individuale dhe shkelin të drejtat minimale njerëzore.
Kompleksojnë statusin e veprimtarisë së arritjeve profesionale përfshirë këtu fushën e kulturës, artit që është e shitur në nivelet më absurde e deri në promovimet mediokre.
Ku qëndrojnë burimet financiare, kush i menaxhon, kush i udhëheq dhe cili kërkon që të rinjtë të dorëzohen përmes mashtrimeve?
Mjaft më sepse shqiptaria është lodhur me organizatat tuaja antikombëtare.
Jo jo të nderuar nuk është politikë kjo, nuk mund të justifikoheni me pamundësinë duke patur gjitha mundësitë dhe këtu u drejtohem të gjithëve që kanë udhëhequr këtë Shqipëri të bukur prej 28 vitesh, por që e ndëshkuan duke e vjedhur atë pa mëshire…!
U drejtohem dhe dëgjuesve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.
Kërkojmë besim dhe integritet…!