Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Muka: Doktoratura e Kryemadhit me udhëheqës Dhori Kulen është plagjiaturë

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Ish-zëvendësministri i Arsimit të Shqipërisë Taulant Muka ka publikuar doktoraturën e Monika Kryemadhit, duke shtuar se punimi është plagjiaturë e pastër. Muka shprehet se Kryemadhi nuk ka cituar një punë të tërë të një autori tjetër.

Statusi i tij:

Mirëmbrëma, Monika Kryemadhi doktoraturë me plagjiaturë! Taulant Muka (ideja dhe sugjerimi) dhe Vladimir Kola (kërkimi dhe zbulimi konkret) . Pas disa orë kërkimi në internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturën e Tezës së Doktoraturës së Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, pranë fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, me udhëheqës shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur në vitin 2015.

Teza në fjalë, gjendet në internet në këtë adresë:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Monika-K…

Plagjiatura e tezës së zonjës Monika Kyremadhi është bërë duke kopjuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri “European Ëelfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtëpia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.

Këtë libër mund ta kosultoni pjesërisht edhe në google

https://books.google.al/books…

Konkretisht, ajo ka kopjuar kapitullin e dytë të librit “European Walfare States: Comparative Perspectives”, faqet 19-33. Ky kapitull, përkon me kapitullin e parë të Tezës së Doktoratës së Monika Kryemadhit, faqet 17-30. Kaputullin tjetër që ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi është kapitulli i katërt i librit “European Welfare States: Comparative Perspectives”, faqet 59-73. Ky kapitull përkon me kapitullin e tretë të Tezës së Doktoratës së Monika Kryemadhit, faqet 69-82. Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se zonja Monika Kryemadhi, në fund të Tezës së saj të Doktoratës, te “literatura e huaj” nuk e ka cituar fare librin “European Welfare States: Comparative Perspectives” Mel Cousins, 205. Pra, sikur zonja Monika Kryemadhi të mos e kishte lexuar fare si libër. Në figurat po vendosim disa krahasime të teksteve.

Please follow and like us: