Albspirit

Media/News/Publishing

Zef Bushati: Leksioni i studentëve

Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila në çfarëdo fjalori demokratik është një protestë politike dhe nuk mund të jetë ndryshe, të paktën qysh nga Plutark-u deri në ditët e sotme, pavarësisht repertorit të çështjeve që ngrihen në të. Në rastin e protestës së studentëve duket se janë kryesisht çështje që lidhen me menaxhimin e sistemit arsimor, me përfaqësimin e studenteve në të, me koston e shkollimit në një sistem të promovuar si “falas” si dhe me kushtet e infrastrukturës në arsimin e lartë publik. Duke ndjekur me kujdes evoluimin e kërkesave të studentëve nga njëra ditë në tjetrën, shihet qarte se suksesi i saj i derisotëm lidhet, nga njëra anë, me mbështetjen publike e politike që gëzon (kjo e fundit e perceptuar si gare mbështetjeje të pazëshme të forumeve partiake dhe “ndeshje” midis tyre për kontrollin eventual edhe/ose pronësimin e “fruteve” te saj ne fund). Nga ana tjetër, duken të dështuara përpjekjet për ta mbajtur atë në kornizat e një proteste për pune “tarifash studimi dhe kondita fjetoresh ne konvikt”, gjë qe u reflektua edhe ne monologun tmerrësisht te gjate të zt. Rama në mëngjesin e ditës se 7-te te protestës. Pra te gjitha palët, ndoshta përveç opozitës e cila e ka “detyre parësore” te sajën menaxhimin dhe shfrytëzimin e çfarëdo pakënaqësie ndaj qeverise nder grupet e ndryshëm sociale te vendit, kësaj radhe janë kapur ne befasi. Nëse analizohet me kujdes thelbi i protestës dhe mbështetja publike e gjeneruar ndaj saj, mund te thuhet, se pari, se ajo shënon pa diskutim një hap përpara ne emancipimin e përgjithshëm te shoqërisë se sotme shqiptare, emancipim qe fillon me njohjen e problemeve te kësaj shoqërie. E kur vjen pune për problemet, nuk ka diskutim se ne vetëm 7 dite proteste studentet flaken tutje perden shumëvjeçare te retushimit te realitetit deri ne ndertimin e një Shqipërie virtuale, qe dita ditës largohet me shpejtësi nga Shqiperia reale, plot dhimbje, vuajtje e privacione dhe pak shprese per nje jete me te mire, ne te cilen jetojne shumica e studenteve dhe familjeve te tyre. Se dyti, kjo proteste deshmon edhe faktin se lidershipi i sotem politik ne pushtet eshte larguar shume nga realiteti dhe eshte zhytur ne korrupsion dhe skandale nga te cilat nuk e shpeton dot nje media e (keq)perdorur dhe sterperdorur si kjo jona, duke perfshire edhe median audio-vizuale kombetare. Keshtu ardhja ne Tirane keto dite e nje mashtruesi indian dhe pritja glamoroze e tij dhe suites qe e shoqeronte ne aeroportin e vetem nderkombetar te Rinasit, e percjelle me ze dhe me figure nga disa portale dhe e pademontuar nga protagonistet apo mbrojtesit politike te kesaj vizite, te le nje shije shume te hidhur, qe flet me shume se deklaratat dhe tautologjia ne rrjetet sociale e udheheqesve qe “nuk i ze gjumi per hallet e popullit…”. Nuk po flas per koncesione e PPP klienteliste, per “rruge pa rruge” dhe per tendera te pakerkuar e pa konkurrence apo per falsifikimet prej dhjetera miliona dollaresh, te cilat nuk ka SPAK ne bote qe i gjen e ndeshkon mirefilli. Se treti, edhe pse te artikuluara si kerkesa minimaliste ne dukje teresisht ekonomike, nga njera dite ne tjetren keto kerkesa u plotesuan me problematiken e gjere te sistemit arsimor universitar te vendit, me nevojen e luftes kunder mediokriteti, keq-qeverisjen e rektorateve, mungesen e paqartesite e politikave publike ne kete sektor, ndikimet ne rritje te lobeve te biznesit dhe te oligarkise, largimin nga Deklarata e Bolonjes dhe eksperimentimet e pafundme qe kane sjelle situaten ne te cilen jemi sot. Se katerti, per shkak te diversitetit te formimit civik e civil te studenteve pjesmarres ne proteste, por edhe te solidarizimit me ta te studenteve nga disa nga qytetet kryesoret vendit dhe prinderve te tyre, nga teresia e fjaleve te tyre pershendetese vihet re se ata kane arritur pergjithesisht te bejne cilesisht dallimin midis gjendjes ne vend-numuro te dekades se fundit dhe shitjes se ketij stanjacioni si progres dhe hapa perpara. Ndoshta ky eshte edhe mesimi me i madh i javes se pare te protestes – klasa politike ne pushtet dhe ne opozite, por vecanerisht ajo ne pushtet, e diskredituar dhe pa reputacion te vertete publik (por me votat qe blen, numeron dhe “gezon” vete), e dyshuar dhe e perfshire gjeresisht ne korrupsion, ne nje vend me institucione drejtesie te munguara dhe thuajse plotesisht te kontrolluara prej saj, nuk mund te vazhdoje “te beje politike” ashtu si deri me sot. Pra, “gota” e mbushur plot e perplot e pakenaqesise publike rrezikon te derdhet, dhe duket se kesaj radhe shqiptaret nuk do t’i drejtohen me deshperim aeroportit per te marre rruget e botes si muhaxhiret dikur, por do t’u kerkojne llogari deri ne nje qeveritareve te vet, atyre qe kane marre persiper qeverisjen e vendit.

Please follow and like us: