Albspirit

Media/News/Publishing

Koço Kokëdhima: Protesta studentore është anti sistemit, Rama i lemerisur

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur në “Fax News” lidhur me protestën studentore që ka mbërthyer 9 ditët e fundit kryeqytetin dhe disa rrethe të vendit. Kokëdhima thekson se kemi të bëjmë me një protest anti-sistem, kundër partive të vjetra që shkatërruan arsimin e lartë në Shqipëri. “Protesta ka folur mjaftueshëm për të kuptuar gjithë gjënë, pavarësisht se sa është shpalosur këto ditë. Është shumë e qartë se kjo protestë është një reagim i fortë dhe serioz, ndaj paudhësive, mëkateve që i janë bërë popullit në 30 vjet. Është një protestë e qartë anti-sistem. Kjo protestë është shumë më e përgjithshme dhe shumë më e thellë se sa ajo që mund të përkthejmë ne në 8 kërkesat e para. Për këto 8 kërkesa nuk ka për çfarë të negociohet. Ata kanë marrë nevoja jetike, elementare. Këto kërkesa janë të domosdoshme, janë jetike për të filluar dhe për t’i dhënë shëndet Arsimit të Lartë në Shqipëri. U shkatërrua arsimi për interesa të partive dhe mafieve të partive. Këta shkatërruan çdo gjë… E bënë këtë rrumpallë që i pajisin studentët me diploma që s’u hyjnë në punë për asgjë”, thotë Kokëdhima.

Kreu i “Zgjidhja” thekson se Rama është i lemerisur nga protesta dhe se është gati t’u plotësojë edhe 18 kërkesa studentëve, që të vazhdojë sundimin e tij. “Unë e kuptoj shumë mirë hallin e tij, ai (Rama) është i tmerruar, ai është i lemerisur me këtë protestë. Këta e kanë vjedhur dhe plaçkitur me vetëdije popullin. Një pushtet që tradhton popullit, është ilegjitim, ka shkelur kontratën sociale. Populli ka të drejtë të marrë armën dhe ta rrëzojë… Populli jonë ka pritshmëri të lartë nga kjo protestë. Është shumë më e madhe vjedhja që i është bërë popullit tonë. I kanë vjedhur të drejtën e sovranit, që është e drejta themelore në një demokraci kushtetuese. Përfaqësuesit ia vënë këta, kryetarët e partive. Ai është i tmerruar. Ai është i gatshëm të bëjë edhe 18 kërkesa të tjera me karakter ekonomik, të lëpijë këpucët e studentëve, që ai të vazhdojë pushtetin dhe sundimin e tij”, vijon ai.

Please follow and like us: