Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Kryeministri?! Jo, kryehajduti që bërtet kapini hajdutët!

 

Kryeministri?! Jo, kryehajduti që bërtet kapini hajdutët! Sonte i padituri dhe me kamzhik në dorë ka vendosur të dali açik para rektorëve e dekanëve për të thëne qe ju jeni turpi dhe ju jeni shkaku. Ky, Ponts Pilati, me grusht mbi tavolinën e Ministrisë së Popullit bërtet para atyre, që deri dje ju përulej me respekt si shkalla më e lartë e intelektualëve. Sonte, ai me ulërimë i fyeu dhe i bëri të tkurreshin në identitetin e tyre. Sot ndjeva dhimbje për të gjithë klasën e profesorëve. Tashmë ka filluar gjuetia e shtrigave midis stafeve akademike dhe studentëve! Kjo quhet gjueti shtrigash, ku shtrigani hoqi dorë nga pamja e ëngjëllit dhe brenda ditës u bë djalli. Sot të nderuar kolegë nuk u akuzuat ju, po sot duke u goditur ju u tundën themelet e Univeristeve tona. Sot Kryeministri m’u duk si ajo edukatorja që pasi rrahu fëmijët, ndëshkoi edhe prindërit. Sot KM harroi që shpenzimet marramendëse të ruajtjes së godinës i ka nxjerre me VKM. Sot kryeministri kuptoi që autonomia e tij e cunguar ka dalë bllof! Sa dhimbje! Ky quhet ping- pong i shëmtuar për të detyruar pedagogët për të kthyer studentët ne bangat e dijes. Po të kujt dije??? Pasi ju rrahe prindërit- profesorët, tani ju thua këtyre të fundit eduko fëmijet e tu???!!! Dhimbje ku jemi katandisur. Fajin nuk e kanë as studentët “rebelë“ që janë femijët tanë, as pedagogët, as rektorët, as dekanët dhe as populli, fajin e ke ti o njeri, që sot kuptove që populli s’të do, që kazani (jo kazani yt) po revolta zjen e vlon, se Shqiptaria ekziston… Për të mbrojtur dinjitetin tuaj, dinjitetin e nëpërkëmbur, mospërçmimin e dijes, më shumë se asnjëherë sot pedagogët duhet të jenë pranë studenteve dhe me ta në sheshin përpara Kryeministrisë.

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

 

Please follow and like us: