Albspirit

Media/News/Publishing

Ç’MUND TË BËJNË STUDENTËT NDAJ KORRUPSIONIT?

Mentor KIKIA

Mbi korrupsionin dhe Vettingun në universitete! Çfarë mund të bëjnë studentët

Në universitet ka dy lloje korrupsioni.

1-Ai i drejtuesve, që vjedhin fondet.

2-Ai i pedagogëve, që marrin para për provimet.

I pari është çështje drejtësie.

Dua të merrem me të dytin. Për mua është më i ndyri, më i poshtri dhe me i ligu. Sepse prodhon të diplomuar fals. Por kush e ka fajin? Padyshim pedagogu që merr 100 apo 200 Euro për një 5-së. Por si bëhet ky korrupsion? Ka tre aktorë. Pedagogu, sekseri, që është përgjithsisht një student i besuar i tij, dhe studentët që japin paratë.

Ata që pranojnë të paguajnë janë padyshim të paaftë ta marrin vetë provimin. Dhe kjo stimulon më tej paaftësinë. Ky lloj korrupsioni nuk luftohet dot as nga Ministria e Arsimit, as nga kryeministri as nga prokuroria. Nëse doni, këtë e bëni vetëm ju!

-Refuzoni të paguani.

-Diskreditojeni publikisht gjobëvënësin. Jeni mjeshtra të filmimeve me telefona.

-Refuzoni ti shkoni në mësim.

-Nxirreni nga salla me UUUUUUUUUUU.

Do të ikë, s’ka rrugë tjetër. Por që të bëni këtë, duhet të ndani mendjen dhe të shkoni në mësim, jo ta njihni pedagonin ditën e provimit. Nëse burimi i korrupsionit jeni ju, atëherë mos i kërkoni qeverisë ta luftojë.

Vettingu!

Shumë e thjeshtë.

-Nëse pedagogu nuk vjen në mësim(ka plot nga ata që vijnë 1 orë po, 3 orë jo).

-Nëse thjeshtë ju cakton titullin e librit e ikën tek privati ku merr pagën e dytë.

-Nëse ju mendoni se nuk është i zoti (nuk është i aftë tju përcojë dije).

Sërish, refuzojeni. Vettingu nuk është, e ka vjedhur apo jo doktoraturën. Vetting është, sa i aftë është të përcjellë dije tek ju. Sa i aftë është ta bëjë orën e mësimit interesante. Le të ketë çfarëdo titulli, master, doktoraturë, ta ketë marrë ku të dojë. Dikush mund të jetë edhe shkencëtar, por nuk është pedagog!

Studenti nuk është i burgosur që thjeshtë i bindet gardianit që cakton shefi. Studenti ka në dorë ta zgjedhë pedagogun. Në SHBA studentët votojnë, ta pranojnë ose jo pedagogun pas një ore test. Ju nuk votoni, sepse kete nuk e parashikon ligji. Atehere thjeshtë përzijeni. Bojktojeni të paaftin dhe të korruptuarin. Kaq mund ta bëni.

Please follow and like us: