Albspirit

Media/News/Publishing

“Oportunisti i penduar” Oskar Shindler, të panjohurat e shpëtimtarit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Larry Holzuarth

Më 24 nëntor 2004, një profesor i historisë nga Karolina e Veriut, Dejvis Krou botoi një artikull në “The New York Times”, ku përshkruante disa nga mitet e shumta mbi Oskar Shindlerin, të cilat u përjetësuan nga filmi “Lista e Shindlerit” , e cila në vetvete nuk bazohej në një biografi.

Krou pretendon se Shindler, nuk kishte fare lidhje me ndonjë listë hebrenjsh.

Sipas tij në kohën kur ishte përgatitur lista, Shindler ndodhej në paraburgim, i arrestuar nga nazistët me akuza për ryshfet dhe korrupsion. Ndërkohë dhe lista – ose më mirë listat, pasi qenë disa të tilla – u përgatit nga të tjerë, përfshirë Marsel Goldberg, një spiun hebre që punonte për policinë sekrete naziste.  Më poshtë janë disa fakte në lidhje me Oskar Shindlerin e vërtetë, të cilat nuk paraqiten në film apo romanin bestseller “Lista e Shindlerit”.

Shindler ishte një oportunist dhe alkoolist gjatë gjithë jetës

Ashtu si i ati, Oskar kishte një dashuri të veçantë për alkoolin, dhe për këtë shkak u arrestua shumë herë nga policia për prishje të qetësisë publike. Një marrëdhënie jashtëmartesore, solli në jetë dy fëmijë jashtë martesës, i dyti, një djalë që Shindleri nuk ia njohu atësinë. U angazhua kryesisht në biznesin e familjes, ndërsa kur punonte në një bankë, zbuloi se ai ishte i dobishëm për Partinë Naziste në rritje, dhe vendosi ta shfrytëzonte atë dobishmëri në avantazhin e tij.

Ishte një përkrahës i nazizmit, vite para aneksimit së Çekosllovakisë

Në vitin 1935, Shindler anëtarësohet në Partinë Gjermane të Sudeteve, dhe ishte një anëtar aktiv që mbështeste nazistët në Gjermani. Një vitë më pas, nisi të raportonte tek Abëehr, shërbimi sekret ushtarak gjerman. Ai u ngarkua me dhënien e informacionit në lidhje me hekurudhat, autostradat, aktivitetet e forcave ushtarake çeke, dhe informacionet financiaret mbi politikanët çekë dhe udhëheqësit e biznesit.

Shindler anëtarësohet në Partisë Naziste në vitin 1939

Shindler arrestohet për spiunazh në korrikun e vitit 1938. Kur u burgos kriza mbi Sudetet arriti kulmin. Marrëveshja e Mynihut në vjeshtën e vitit 1938 i dha fund krizës, me Gjermaninë që aneksoi Sudetet.

Shindler u klasifikua si një i burgosur politik, dhe u lirua po në atë periudhë. Më 1 nëntor 1938, Oskar aplikoi për t’u anëtarësuar në Partinë naziste, e cila iu dha në vitin 1939. Shindler u ngrit në përgjegjësi edhe në rradhët e Abëehr. Së bashku më gruan, zhvendoset në janar 1939 në qytetin e Ostravës, që ndodhej në kufirin me Poloninë.

Shindler krijoi një rrjet prej më shumë se dy duzinë spiunësh dhe agjentësh që vepronin në Çekosllovaki dhe Poloni. Agjentët e tij polakë, i ofruan informacione rreth bazave ushtarake polake, flotës ajrore dhe njësive të tjera ushtarake kryesore.

Ata gjithashtu ofruan informacione të dobishme për hekurudhat, dhe ura dhe tunelet jetike në të gjithë vendin. Informacioni i marrë nga Shindleri u përdorur nga Vehrmahti gjerman, që po planifikonte sulmin e tij rrufe kundër polakëve.

Shindler pati një jetë luksoze, falë praktikës së veprimtarive korruptive

Oskar Shindleri bëri shumë para nëpërmjet shitjes së produkteve për qeverinë gjermane, dhe u përpoq të zvogëlonte shpenzimet e tij të krahut të punës, duke angazhuar më shumë hebrenj si punëtorë sesa polakët, pasi pagat për hebrenjtë sipas ligjeve naziste ishte shumë më e ulët.

Për të nënshkruar kontratat e nevojshme për produktet e tij, Shindleri u dha ryshfet zyrtarëve të ndryshëm në qeverinë gjermane.

Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishte Marsel Goldberg. Goldberg ishte një nëpunës në zyrën e Arnold Busher, komandanti i SS në Plaszov, ku gjendeshin fabrikat e Shindlerit. Ishte Goldberg ai që siguroi emrat, për atë që u bë i njohur si Lista e Shindlerit.

Likuidimi i getos së Krakovës në vitet 1940-1943

Në gushtin e vitit 1940, u lëshua për largimin e 60-80 mijë hebrenjve që jetonin në Krakovë, me përjashtim të atyre që punonin në industri të rëndësishme që lidheshin me luftën e Gjermanisë.

Në atë kohë Shindler kishte të punësuar rreth 1.000 hebrenj, nga një forcë pune prej rreth 1.600.

Ai i zgjeroi shërbimet që kompania e tij të merrte punonjës shtesë, duke përfshirë një klinikë mjekësore, dhe kuzhinë.

Gjatë procesit të grumbullimit të hebrenjve, nazistët vranë qindra njerëz rrugëve. Shindler i mbajti punëtorët e tij brenda fabrikës për t’i mbrojtur. Në disa raste ai korruptoi rojet e SS, që të linin të qetë punëtorët e tij. Ai ishte po aq mercenar sa edhe i mëshirshëm. Oskar u arrestua të paktën 3 herë nga Gestapo, dhe u hetua për aktivitetet në tregun e zi dhe korruptimin e zyrtarëve të korruptuar.

Shindler filloi “prodhimin” e armëve për mbrojtjen e Gjermanisë

Në vjeshtën e vonë të vitit 1944, biznesmeni kontrovers hapi një fabrikë të re në Brunlic, gjoja për prodhimin e granatave anti-tank për mbrojtjen e Gjermanisë. Ashtu si me fabrikat e tjera industrial gjermane, rrjedha e lëndëve të para u pengua nga shkatërrimi i rrjetit të transportit nga bombardimet e aleatëve.

Mungesa e prodhimit, bëri që zyrtarët nazistë të vënë në dyshim efikasitetin e fabrikës së re

të Shindlerit. Ai ishte i vetëdijshëm, se ishte e nevojshme të ruhej tablloja se fabrika e tij ishte produktive dhe kontribuonte në përpjekjet e luftës, nëse synonte realisht që punonjësit nën mbrojtjen e tij t’i mbijetonin luftës.

Shindler u arratis nga frika e sovjetikëve

Kur Gjermania naziste kapitulloi, Shindler u përgatit të mbrohej nga klasifikimi si një kriminel lufte. Ai kërkoi dëshmi nga bashkëpunëtorët e tij, dhe jo vetëm që përshkruanin aktivitetet e tij për mbrojtjen e punëtorëve të tij hebrenj. Çifti Shindler u dorëzua tek ushtria amerikane, dhe pasi u shqyrtua veprimtaria e tyre shkuan në Zvicër.

Shindler nuk u akuzua për krime lufte për punësimin e njerëzve, si industrialistët e tjerë gjermanë, por në Gjermaninë e pasluftës ai ishte praktikisht i varfër. Pas luftës, Oskar pretendoi se kishte shpenzuar më shumë se 1 milionë dollarë nga paratë e tij, në përpjekje për të mbrojtur punonjësit e tij, si dhe të tjerët.

Në vitin 1948, Shindler paraqiti pretendimet e tij tek Komiteti Amerikan i Përbashkët i Shpërndarjes në Nju Jork, duke kërkuar që të rimbursohej. Por në fund, iu dhanë vetëm 15.000 dollarë. Historia e Listës së Shindlerit, filloi të shfaqet shumë kohë pas luftës. Shkrimtari Herbert Steinhouse, e intervistoi Schindlerin në vitin 1948, dhe më pas e përshkroi atë si “një oportunist i penduar”.

Marrë me shkurtime nga History Collection – Bota.al

Please follow and like us: