Pse studentët nuk duhet të futen në negociata me Ramën?
Brizida Gjikondi
Me modesti dhe në mënyrë të kuptueshme bëra një analizë sinteze për Ligjin e Arsimit të Larte në Shqipëri.
Hyrje.
Sot kryeministri tha që u nxitua që i dha Autonomi Arsimit të Lartë pasi Institucionet e Arsimit te Larte nuk ditën ta administronin. GËNJEU. Autonominë Universiteteve ja u jep KUSHTETUTA në Nenin 57 pika 7 e saj ku shprehimisht shkruhet “Autonomia e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Liria akademike janë të garantuara me ligj”
Por këtë AUTONOMI nuk ja u ka dhënë as me ligj, përkundrazi, ligji 80 i datës 22/7/2015 është një ligj tejet kaotik, korruptiv i centralizuar në duart e qeverisë dhe argatëve të saj por dhe djallëzor. Që në nenin 5 thuhet që qëllimi i ligjit është të përcaktojë rolin e shtetit në arsimin e lartë?!!
Ky ligj përbëhet nga dhjetëra struktura gjakthithëse të vlerave monetare si tv studentëve por dhe të buxhetit të shtetit. Struktura dubluese, parazite, që nuk i lexova dhe nuk i hasa as në ligjin e arsimit të lartë të Kosovës por as në atë të Italisë. Dhe jo vetëm kaq, por pjesa më e madhe e tyre emërohen nga Ministrja e Arsimit dhe Kryeministri (imagjinoni çfarë autonomie). Ja disa prej tyre:
Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (varet dhe emvrohet nga Ministrja e Arsimit, paguhen me rrogë të lartë)
Qendra e Shërbimeve Arsimore (varet dhe emërohet nga Ministrja e Arsimit paguhen me rroge te larte)
Agjencia Kombëtare e Financimit tv Arsimit të Lartë (varet dhe emërohet nga Ministrja e Arsimit, paguhen me rrogë të larte)
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (varet dhe emërohet nga Ministrja e Arsimit, paguhen me rrogë të lartë)
Agjencia e Sigurimit te Cilesise ne Arsimin e Larte (emërohet nga Kryeministri, paguhen me rroge të lartë)
Bordi i Akreditimit (emërohet nga Kryeministri)
Bordet e Administrimit ku me shume se gjysma e tyre (që përbehen kryesisht nga 7 vete) emerohen nga Ministria e Arsimit por dhe nga Kryebashkiaku ku ndodhet Institucioni i Arsimit te Larte, rrogat e tyre paguhen nga studentet dhe buxheti i shtetit.
Institucionet e Arsimit te Larte sipas nenit 32 i raportojne Ministrise se Arsimit per Buxhetet dhe parashikimet e tyre (kane patur dijeni)
Gjithashtu Kryeministri genjeu kur tha qe Ministria e ka vendosur kufirin e pageses per arsimin e larte qe mos abuzohet, nderkohe qe tavanin sipas nenit 7 te ketij ligji e ka vendosur vetem per tstudimet e ciklit te pare (3 vjeçar)… (per Masterin le te rripen te gjalle studentet dhe familjet e tyre)
Edhe Infrastruktura universitare dhe kontrolli per te eshte detyre e Ministrise se Arsimit sipas ligjit sic eshte edhe leshimi i Kartes se Studentit. (shprehimisht ne ligj)
Vazhdojme me strukturat e vampirave.. ku askund nuk haset emri student.
Konferenca e Rektorve
Kolegji Universitar
Institucionet e Arsimit te Larte
(qe statuset ju aprovohen edhe ne heshtje nga Ministria? e padegjuar kurre kjo procedure mafioze)
Senati
(ku i cili edhe pse vendos per taksat dhe planet buxhetore mbi studentet, perfill dhe perfshin vetem 10% te tyre.
Po kjo perqindje poshteruese e Studenteve eshte edhe per zgjedhjen e Rektorit dhe Dekanit. Qe edhe kjo perqindje mund ti zerohet ne rast se nuk shprehen ne Statutin e ketyre organizmave mafioze qe quhen ne gjuhe ligjore Institucione te Arsimit te Larte.
Por gjithesesi vemendja ime mbeti tek Bordi Drejtues i cili eshte me nje afat 5 vjecar dhe eshte misherimi i kapjes se arsimit per pazare te perbashketa shtet/senat me skllaverimin dhe shfrytezimin e studenteve dhe organi vendimarres kryesor.. dhe ritheksoj ne shumicen e rasteve perbehet nga nepunes shteti dhe bashkish qe marrin rroga mujore plus nga ky muhabe.. imagjinoni se sa borde dhe fakultete ka Shqiperia. Organe te tjera qe paguhen jane :
Rektori
Dekani
Shefi i Departamentit
Administratori i Institucionit te Arsimit te Larte
( tmerr me vete ky pozicion dhe ajo rroge)
Administrator i Njesise Baze
(tjeter shushunje dhe ky)
Personel akademik
Personel Akademik i ftuar
Personel Ndihmes/akademik
Personel Administrativ
Te gjitha keto struktura te siper permendura jetojne me gjakun e studenteve te ndershem shqiptare dhe te familjeve te tyre…
JA KY ESHTE LIGJI QE REVOLTOI SHQIPTARET ME TE MIRE TE KESAJ TOKE… KY LIGJ MAFIOZ DHE GJAKPIRES.
Per mos folur per Nenet 107 dhe 108 e vijues qe ju jep mundesine Universiteteve Private te marrin para nga shteti ? por edhe qe nepermjet procedurave tipike mafioze disa Fakultete ti shndrrojne nga publike ne private, dhe tju marrin dhe transferojne dhe pronat e patundshme nga shteterore ne private..
Ligji i Arsimit të Lartë sot më ka lënë pa fjalë, jam e shokuar, po si mundesh vallë të bësh kësi paçavureje kriminale totalisht të centralizuar në duart e shtetit, militantëve zyrtarë dhe militantëve të veshur si profesor… ky ligj veç për shkencën dhe dijen nuk flet, për studentët aq më pak, ky ligj është një ligj GJOBËVËNES.. Si ky Ligj janë shumica e ligjeve që kjo kaste e ndyrë dhe e pangopur ka aprovuar.
KY LIGJ DUHET SHFUQIZUAR !!!
KAQ DHE PIKE MUHABETI !!!!
(kush te doje mund ta bej share, te gjithe duhet te kuptojme ne thelb se ky ligj dhe vetem ky ligj i votuar ne pakete nga kjo kaste politike eshte problemi dhe jo rinia jone e bukur dhe e mencur qe nuk do me te jete e skllaveruar, ky ligj u be pa e perfillur dhe me djallezi por kane harruar qe “What Goes Around Comes Around”
NDAJ JO NEGOCIATA!