Albspirit

Media/News/Publishing

Agnesa Vuthaj: Edukimi siguron një të ardhme të ndritur

 

Rotary Club Prishtina këtë vit fondet për bamirësi do t’i dedikojë për kontributin ndaj arsimit të të rinjëve kosovarë. Në ngjarjen tradicionale të fundvitit, e cila do të mbahet të hënën më 17 dhjetor në Duplex Club me moton Rotary Cares for Education, do të mblidhen fonde për të realizuar një emision televiziv edukativ, i cili do të trajtojë tema të ndryshme me synim të ngritjes së kërshërisë te të rinjët për tema të ndryshme nga shkenca, kultura, arti etj.

Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe këngëtarët e njohur Kosovar Dafina Zeqiri dhe Sinan Vllasaliu, të cilët do të performojnë nga repertoari i tyre. Prania e këtyre këngëtarëve të njohur e dëshmon shpirtin solidar që e karakterizon qytetarin Kosovar.

Çdo vit, Rotary Club Prishtina organizon ngjarjen e fundivitit, e cila ofron një mundësi të mirë argëtimi me objektiv të mbledhjes së fondeve për të kontribuar në sfera të ndryshme të shoqërisë. Zgjedhja e sektorit të edukimit këtë vit vjen shumë natyrshëm duke pasur parasysh potencialin që e ka rinia jonë por që fatkeqsisht përballet me shumë mungesa. Me këtë kontribut Rotary Club Prishtina synon që sadopak ta zbus këtë mungesë.

“Ngjarja e fundivitit është mundësi e mirë ku anëtarët tanë ftojnë miqtë e tyre për tu bërë pjesë e nismave me qëllim të kontributit ndaj shoqërisë. Kjo i bën këto mbrëmje edhe më domethënëse, sepse përveç argëtimit, kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të mirë”, thotë Jeta Dumnica, kryetare e Rotary Club Prishtina.

Rotary Club Prishtina është njëri nga klubet e para rotariane në Kosovë, dhe njihet për aktivitetet e veta në shumë fusha të shoqërisë. Ngjarja e fundivitit, tanimë tradicionale, është një nga aktivitetet që e karakterizojnë këtë shpirt humanitar të këtij klubi.

Please follow and like us: