Albspirit

Media/News/Publishing

Ambigu: Pikturë, muzikë dhe talente brenda një galerie shqiptare në Montreal

Ashtu siç ishte lajmëruar, Galeria “Ambigu” hapi dje dyert e ekpozitës DECEMBART.
Për të dytën herë, piktorët shqiptarë realizuan prezantimin e tyre në artin figurativ. Të gjashtë artistët paraqitën punimet e tyre për publikun shqiptar dhe atë kanadez. Jo pak kohë u kish marrë artistëve për të arritur deri në realizmin e projektit. Qëllimi ishte të mblidhnin edhe një herë shqiptarët para festave. DECEMBART quhej takimi më i ri, i cili prezantoi më së miri të gjitha ngjyrat e çdo stine. Edhe pse dhjetor, mbrëmja e mirëorganizuar ishte mjaft e ngrohtë dhe shumë larg stinës së ftohtë të Montrealit.
Entela Konomi, Kastriot Dervishi, Rapi Sota, Sabri Oktrova, Sirio Berati dhe Gent Bejko ishin protagonistët kryesorë të mbrëmjes.
Fjalën e hapjes e mori Genti Bejko. Ai falenderoi të gjithë të pranishmit artdashës dhe prezantoi kolegët e të gjithë punimet e tyre. Bejko, një personazh i identifikuar për komunitetin shqiptar në Kanada, kish sjellë me vete një mori të punimeve të tij mjaft të njohura për publikun. Për hetë të parë u prezantua i riu që i ishte bashkëngjitur këtij projekti, Sirio Berati. Studenti i ardhur së fundmi në Montreal, kish gjetur shumë shpejt veten pranë artistëve të tjerë duke patur edhe ai një kënd në Galeri.
En Tela Entela Konomi e vetmja grua, gjithashtu na prezantoi tabllotë e saj. Në secilën prej tyre ishte një histori, ajo na rrëfeu edhe një sekret për motivimin e çdo tablloje.
Kastriot Dervishi ishte gjithashtu një prej artistëve mikpritës. I njohur edhe për publikun në Shqipëri, ai paraqiti punimet e tij speciale të cilat jo pak herë kanë qenë pjesë e galerive të Tiranës.
Talenti nga Pogradeci, Sabri Oktrova na tregoi historikun e punimeve të tij, të cilave u kthehet herë pas here. Përveç punëve të përditshmërisë, ai gjen gjithmonë një kohë të përshtatshme për t’iu rikthyer pikturës.
Rapi Sota kishte hapësirën e tij në “Ambigu”. Ai gjithashtu prezantoi punimet e tij për të cilat na tregoi edhe sa kohë u ka kushtuar secila prej tyre.
Një fjalë përshëndetëse tha edhe Mishel Koçiu. Duke falenderuar të gjithë të pranishmit, veç talenteve të 6 artistëve, ai veçoi edhe artistin e 7, publikun. E gjithë mbrëmja u shoqërua më muzikë të përzgjedhur të kënduar nga Xhoana Bejko.
Galeria “Ambigu” fton të gjithë miqtë shqiptarë ta vizitojnë atë. Ajo është një alternativë e mirë për t’u njohur edhe me artistët shqiptarë, por edhe për të ditur që ka aromë Shqipërie në Montreal. “Ambigu” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 22 dhjetor. Deri atëherë, çdo mbrëmje do të jetë një artist mikpritës që do t’u prezantojë të interesuarve përmbajtjen e galerisë./albanian montreal press/
https://www.facebook.com/notes/albanian-montreal-press/ambigu-piktur%C3%AB-muzik%C3%AB-dhe-talente-brenda-nj%C3%AB-galerie-shqiptare-n%C3%AB-montreal/558248577935849/?notif_id=1544997619950102&notif_t=page_post_reaction
Please follow and like us: