Catriona Gray nga Filipinet fiton ‘Miss Universit 2018’
Catriona Gray nga Filipinet ka rrëmbyer kurorën e Miss Universit 2018, duke lënë pas kështu garuese nga 93 vende të tjera.24-vjeçarja filipino-australiane ishte përballë konkurrentes nga Afrika e Jugut, Demi Leigh Nel Peters, në garën për vendin e parë, e ajo bëhet filipinësja e katërt që çon në shtëpi kurorën e “Miss Universit”. Në vend të tretë u rendit velezueliania Sthefany Gutiérrez. Spektakli u zhvillua në Bangkok dhe kandidatja vendase mundi të hynte në 10-shen e parë, por pa bërë më shumë progres. Shqipëria përfaqësohej në këtë garë nga 18-vjeçarja Trejsi Sejdini, “Miss Univers Albania 2018”, e cila fatkeqësisht nuk ia doli të hynte në 20-shen e parë. Ndër të veçantat e këtij kompeticioni ishte Miss Spanja, Angela Ponce, e para garuese transgjinore në historinë e konkursit. Ndërsa “Miss USA”, Sarah Rose Summers, që arriti në finale por u eleminua pa hyrë në 10-shen e parë, shkaktoi debate “online”, pasi postoi një video në të cilën komentonte aftësitë anglishtfolëse të dy garueseve të tjera. Ajo u cilësua ksenofobe për komentet e bëra.