Albspirit

Media/News/Publishing

KËRKESA E RAMËS PËR DIALOG ËSHTË E PAMUNDUR TEKNIKISHT OSE THJESHT NJË ALIBI PËR MOS PLOTËSUAR KËRKESAT

 

Në fakt sipas gjykimit tim e drejta për të protestuar është po aq e drejte sic mund të jetë dhe e drejta për të dialoguar, por në këtë rast studentët nuk duhen gjykuar sepse sic fare mirë të gjithë e dimë besimi në Shqipëri ka vdekur, kjo për arsye e qindra gjërave që janë bërë keq këto vite.

Së dyti Rama ka thënë se; PD+LSI+Arlind Qorri po i shtyn studentët ndërmjet trysnive të ndryshme për të mos dialoguar, nëse kjo është e vërtet,pse Rama po bën të njëjtën trysni kundrejt studentëve duke mos miratuar pa dialog.

Së treti Rama po kërkon dialog por ky dialog është i pamundur kur studentët nuk kane perfaqesi, nuk kane besime te perfaqësitë dhe me të drejte,ndërkohë dialogu me te gjithe studentët (afersisht 30 mije) eshte i pamundur teknikisht, atehere si mund te realizohet ky dialog? me kë do të bëj djalog Rama spo e kuptoj…

Nëse realisht Rama do të mirën e studentëve dhe mqs vetë e ka deklaruar se do të bëj më shumë, duhet ti tregoj studentëve që realisht ai do zgjidhje, mos vazhdoj me te ushtroj presion që pa djalog nuk ka miratim.

Rama duhet të pranoj 8 pikat mqs janë minimaliste dhe më pas stdentet do te kthehen në universitete, dhe më pas do ketë mundësi për të zgjedhur një përfaqësi që të bashkëpunojë me universitetet dhe ministrin e Arsimit nëse është e nevojshme për pika të tjera shtesë sic Z.Rama e ka deklaruar.

Ndërkohë dënoj deklaratat e deputetit Brace ku ofendon studentët duke i quajtur kalamaj dhe ku si njeri pa llogjik kërkon përdorimin e forcave policore për të ndaluar protestat,turp

Njëkohësisht më vjen keq për politizimin që partitë politike po i bëjnë situatës me përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në këtë protestë duke i bër thirrje televizive anëtarëve të tyre të bashkohen, shpresoj kjo mos dobësoj kauzën reale të studentëve duke ditur realitetin Shqiptar.

Ndërkohë mqs puna shkoj kështu i bëj thirrje studentëve që në bazë të universiteteve dhe fakulteteve të zgjedhin disa përfaqësues dhe të vendosin si do e vazhdojnë reagimin e tyre ose për të përcaktuar masat për vazhdueshmërinë sepse nëse se bëjnë gjithë ajo jehonë e bukur e lirisë dhe demokracisë do përfundoj jo ashtu sic duhet.

Miq në këtë protestë nuk ka rëndësi numri pjesmarrësve por pastërtia tyre.

Ju lutem të gjithëve të mos mendojnë si partiak por njëherë të vetme mendoni si qytetar të thjesht të këtij vëndi.

Please follow and like us: