KPA shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës Kushtetuese
Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është shkarkuar nga detyra. Vendimi u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Vendimi vjen pas ankesës së ONM-së. Kujtojmë se KPA ankimoi vendimin e KPK, vetëm pak kohë, pasi ky i fundit vendosi që gjyqtari të kalonte testin e Vettingut. Ashtu siç ishte deklaruar më herët ONM depozitoi kërkesën dhe argumentet përkatëse në lidhje me ankimin kundër vendimit të Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për Dedjan. Tashmë Gjyqtari Bashkim Dedja, i cili nuk e kaloi Vettingun, do t’i duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Please follow and like us: