Mijëra studentë “pushtojnë” Kryeministrinë
Mijëra studentë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë “pushtuar” sot bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke protestuar para Kryeministrisë. Studentët thërrasin në kor: “S’ka gëzime s’kemi festa; Ky fundit ka veç protesta; Do marshojmë do protestojmë; Derisa ligjin ta rrëzojmë”. “Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, jemi të gatshëm të shkojmë deri në grevë urie”, u shpreh një tjetër student. Protestuesit kanë lëshuar tymuese, ndërkohë që vihet re një prani e shtuar e uniformave blu, që janë vendosur barrikadë para Kryeministrisë.
Please follow and like us: