Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët e Ekonomikut bllokojnë rrugën e Elbasanit: Plotësoni kërkesat!

Ata ishin ndër të vetmit që kishin paralajmëruar përshkallëzim të protestës duke bllokuar edhe rrugët, pas injorimit që ju bëri dekani Dhori Kule duke i lënë të prisnin disa orë për të diskutuar me të në fakultet. Dhe studentët e Fakultetit Ekonomik në Tiranë duket se e kanë mbajtur fjalën, pasi fillimisht bllokuan me kyç e dryna derën hyrëse duke mos lejuar hyrjen në këtë institucion dhe tashmë kanë vërshuar në Rrugën e Elbasanit, duke e bllokuar atë.

Studentët kanë bllokuar rreth rrotullimin përballë fakultetit Ekonomik dhe janë shprehur për mediat se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, protesta do të vijojë.

Please follow and like us: