Studentët sfidojnë motin, paralajmërojnë grevë urie
Studentët e universiteteve publike janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kombëtare. Ata nuk dorezohen as para kushteve te papershtatshme te motit me reshje, e me temperatur te uleta. Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore. Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidheshin nëpër fakultetet e tyre, ndërsa gjeten forma të veçanta per te bojkotuar mesimin, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve. Ata pohojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës, studentët kanë paralajmëruar grevë urie nese nuk plotesohen kerkesat e tyre. Me thirrje në kor; ‘Plotësoni kërkesat’, ‘I duam tarifat sa Erjon Braçe’ studentët u stacionuan para Kryeministrisë. Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut. Pak me pare para Kryeministrisë, ku qëndrojnë mijëra studentë dhe qytetarë që i mbështesin, është parë prezenca e tymueseve. Kaq mjaftoi që të reagonin protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje që personat që hedhin tymuese të largohen, pasi nuk janë studentë.