Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook “bllokon” përkohësisht djalin e kryeministrit

Djali i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Facebook e ka bllokuar atë për 24 orë, për shkak të disa postimeve kundër palestinezëve dhe myslimanëve. Javën e kaluar, Facebook i ka fshirë një postim Yair Netanyahut, në të cilin ai ka bërë thirrje për hakmarrje për vrasjen e dy ushtarëve izraelitë nga një palestinez.

Një postim tjetër, në të cilin 27-vjeçari ka thënë se do të preferonte që “të gjithë myslimanët të largohen nga toka e Izraelit” është fshirë po ashtu.

Netanyahu shprehu zemërimin e tij në Twitter, duke thënë se veprimi i Facebook-ut është “i pabesueshëm”. Facebook nuk e ka komentuar ende rastin.

Yair Netanyahu ka nxitur kritika vitin e kaluar, pasi ka postuar një letër që tallte disa kundërshtarë të babait të tij, përfshirë miliarderin hungarezo-amerikan, George Soros.

Please follow and like us: