Albspirit

Media/News/Publishing

Jovana Nikoçi: Vetmia dhe femra

 

 

Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka.

Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë.

Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth.

Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat.

Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë.

Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?

Fotografia e Jovana Nikoçi

Please follow and like us: