Albspirit

Media/News/Publishing

Përse ikin ende shqiptarët?

Sot 18 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Emigracionit

 

Përse ikin ende shqiptarët?

 

 Albert Z. ZHOLI

(Autor i 3 librave për emigracionin)

 

Shqipëria në këtë ditë hyri në vitin e 28 të emigracionit masiv. Por ka vite që edhe emigracioni ka ditën e tij. Ndoshta fundviti që bën bilancet ekonomike bën dhe bilancet emigruese. Ndoshta për këtë arsye dita e emigracionit është lënë për 18 dhjetor. Kjo ditë është quajtur Dita Ndërkombëtare e Emigracionit.

 

Evropa ndodhet në udhëkryq 

Të importojë apo të ndalojë thithjen e emigrantëve? Nevojat janë, por a mund të intergrohen dhe a mund të ndalohet emigracioni klandestin me strategjinë e re të BE-së, për thithjen e emigrantëve? Masat e marra a kanë ndikuar sadopak në përmirësimin e ndjenjave raciste të shfaqura ndaj emigrantëve? A po integrohen në mënyrë të pandërprerë emigrantët në të gjitha vendet e BE-së ku punojnë dhe jetojnë ? Pra një nga problemet më kryesore të BE-së, përveç problemeve të tjera vitet e fundit ka ndikuar në ndërgjegjen e popullsisë e të opinionit publik të vendeve europiane, se nuk kanë interes të mbylljes në mënyrë hermetike të kufijëve. Përkundrazi mbi tavolinë është hedhur prej kohësh teza për krijimin dhe zbatimin e politikave të reja të përbashkëta unike për integrimin e emigrantëve. Aktet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, faktuan pasojat serioze në mungesën e politikave të emigracionit, të integrimit. Përsa i përket emigrantëve të komuniteteve myslimane. Kjo gjë ka ndikuar që shumë vende eurpiane të sillnin të detyruar për diskutim e të hidhnin mbi tavolinë diskutime për zbatim politika të reja me shpresë për një “emigracion të përzgjedhur”.Me një srategji të re për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë ksenofobisë dhe racizmit ndaj emigrantëve. C’vendosja e madhe e popullsisë në mënyrë klandestine drejt Europës ka ndikuar në qeveritë e BE, se është e pamundur për të shmangur valët e emigrimit në tokat e tyre. Rënia e murit të Berlinit që ndante në dysh Europën si edhe më pas konfliktet në Ballkan nxitën “një rrymë të re” të c’vendosjes të popullsive nga Europa Lindore dhe ishjugosllavia me drejtim kryesor drejt Gjermanisë dhe Austrisë, të cilët celën në ato vite pika të reja kalimesh për emigrantët.Për shumë shtete anëtare të BE në vitet e fundit kanë vështirësuar qëllimisht legjislacionin e tyre” kombëtar për emigracionin, që t’u përshtaten e t’u binden direktivave të BE. Që nga programi i ashtëquajtur “ Tebere” i vitit 1999 e deri më sot janë bërë vetëm disa ndryshime të vogla, ku më shumë prej këtyre shteteve ka ende shumë për të bërë. Po, megjithatë këto mungesa, në përgjithësi në familjen europiane në këto vitet e fundit janë hedhur themelet kryesore për trajtimin e një emigracioni të ligjëshëm dhe atijë klandestin, duke ndjekur një strategji të re si.

Tashmë emigracioni është bërë një fenomen mbarëglobal 

Lëvizjet e njerëzve dhe popujve nga një shtet në një shtet tjetër dhe nga një kontinent në një kontinet tjetër janë bërë mëse normale. Duke parë masën e madhe të emigrimit janë piketuar (cilësuar) dhe vendet kryesore ku piksynojnë si emigrantët e ligjshëm dhe refugjatët. SHBA, Angli, Francë, Itali, Gjemani, Zvicër, Kanada, Spanjë, Australi , Zelanda e Re janë vendet ku synohet nga të gjitha kategoritë e emigrantëve. Në këtë konteks, globalizmi, europianizmi, emigracioni dhe përzierja e kulturave dhe e kombeve po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Përzierja dhe shkëmbimi i kulturave është bërë një fenomen i zakonshëm. Në këtë lëvizje të gjerë që në pamje të parë duket kaotike, vendet europiane zënë një pozicion të veçantë. Bile pritet që në dhjetvjeçarin e tretë të këtij mijëvjeçari, numri i emigrantëve të rritet më shumë, pasi pritet që Afrika të kalojë temperatura në rritje që do të bëjë të shterojnë rezervat e ujit dhe popullsia të mos durojë nxehtësinë e madhe.

 

Realitete të ndryshme

 

Aktualisht në Evropë ka shtete që dikur ishin vende eksportuese të emigracionit masiv, ndërsa sot janë kthyer në vende emigrant importues. Për këtë nuk shkojmë larg por dy fqinjët tanë Italia dhe Greqia (të cilët sot mbajnë ¾ e emigrantëve shqiptarë), jo më shumë se 21 vjet më parë kanë qenë vende emigrant eksportues. Në ditën ndërkombëtare të emigrantëve, gazeta “Telegraf”, Instituti i Emigracionit Shqiptar, e vlerësojnë pozitivisht kontributin global të emigrantëve dhe rolin e tyre të shumanshëm në shoqëritë anembanë botës. Faktori emigracion sot përbën thelbin e mirëqënieve të familjeve në çdo vend të varfër nëpërmjet lidhjeve ekonomike dhe njerëzore mes vendeve pritëse dhe atyre të origjinës.

 

Roli emigrantëve në ekonomi

 

Gjatë 43 viteve të fundit, numri i personave që jetojnë jashtë vendit të tyre është dyfishuar, duke e çuar në 230 milionë njerëz kontigjentin e tyre. Në mbarë botën shifrat tregojnë se një ndër 30 persona, është emigrant. Emigracioni ushtrohet kryesisht për arsye ekonomike dhe të ardhurat e punës së emigrantëve kanë ndikuar në zhvillimin dhe zbutjen e varfërisë së vendeve të prejardhjes së tyre. Fluksi global i dërgesave vlerësohet në shumën 238 miliardë dollarë dhe realisht është tre herë më i lartë se dërgesat zyrtare (nëpërmjet bankave dhe postës së sigurt). Të ardhurat dhe investimet e emigrantëve kanë sjellë përparësi në rritjen e standartit të jetesës, në përmirësimin e ushqimit, strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimimit. Ato, gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës duke sjellë aty eksperiencën, risitë dhe njohjet e nevojshme që kanë fituar jashtë vendit të tyre nëpërmjet kthimit virtual dhe real, të përhershëm apo të përkohshëm. Të dhënat e mësipërme  i publikon Banka Botërore në “Global Ekonomik Prospects”, 2008. Sipas Bankës Botërore transferimi i parave të emigrantëve tek familjet e tyre është një armë e fuqishme për luftimin e varfërisë. Rreth 177 miliardë dollarë kanë arritur gjatë vitit të kaluar në vendet në zhvillim. Me këtë shifër , vendet në zhvillim morën nga emigrantët dyfishin e të hollave që marrin nga organizatat ndërkombëtare si ndihmë për zhvillim. Në shumë vende në zhvillim, të hollat që dërgojnë emigrantët përbëjnë burimin më të madh të kapitalit të jashtëm. Madje në disa shtete, si Moldavi apo Bosnje Hercegovinë, këto të holla përbëjnë një të tretën e prodhimit kombëtar bruto. Por në të gjithë botën, shumica e të hollave transferohet në Indi. Në vend të dytë e të tretë vijnë Kina dhe Meksika. “Për Gjermaninë shtetet e ish-Jugosllavisë dhe ato të Bashkimit Sovjetik janë shumë interesante. Por edhe Turqia dhe vendet aziatike si Kina dhe Vietnami, kanë filluar të luajnë një rol të rëndësishëm”, thotë Jan Hillered, ish- shefi i Filialit evropian të bankës Ëestern Unionit. Shuimica e të hollave të emigrantëve transferohen nga vendet e pasura në ato të varfëra. Për të përfituar edhe më shumë, Banka Botërore u ka propozuar vendasve në zhvillim, që të nënshkruajnë marëveshjen me shtetet ku ndodhen emigrantët e tyre . Nëpërmjet këtyre marëveshjeve, emigrantët mund të dërgojnë më lehtë të holla në atdhe si edhe të gjejnë më shpejt punë në vendet ku ndodhen. Sepse emigrantët janë të dobishëm edhe për vendet ku punojnë : “Transferimi i të hollave nga emigrantët, financon nga njëra anë eksportet e shteteve të industrializuara, sepse vendet në zhvillim kanë kështu më shumë të holla në dispozicion për të importuar artikuj nga këto shtete. Nga ana tjetër transferime të tilla influencojnë në mënyrë pozitive kursin e këmbimit”, thotë Florian Vadean, këshilltar pranë Bankës Botërore. Transferimi i të hollave rrit jo vetëm fuqinë blerëse në një shtet, por edhe besueshmërinë e tij për kredinë. Në çdo vend ku ndodhen transferime të rregullta, institucionet financiare mund t’a lirojnë aksesin për kapital dhe t’i ulin taksat për dhënien e kredive. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë dërgesat e emigrantëve shqiptarë në vendin e tyre janë rritur nga viti në vit. Nqs në vitet 1996-2000 ata dërgonin 650-850 milion dollarë në vit, viti 2007 shënoi suksesin më të madh të dërgesave duke i kaluar 1 miliardë dollarët. Viti 2010 shënoi një rënie.

Dhe pse Shqipëria përbën ndër rastet më të vecanta të emigracionit për frymë të popullsisë, sërishmi ky fenomen nuk përbën një risi as për shqiptarët dhe as për shumë vende të tjera në mbarë globin. Bile edhe ato vende që deri dje ishin emigranteksportues dhe sot kanë ndryshuar kah, sërishmi nuk mund të lënë pa përmendur ndihmën ekonomike që kanë dhënë emigrantët e tyre (bile edhe japin pasi nuk janë kthyer të gjithë si në rastin e Greqisë), për vite të tëra. Emigracioni sot është një fenomen mbarëglobal, por me një ndryshim nga vitet e tjera të fundit të mijëvjecarit të dytë, është bërë dhe po bëhet në mënyrë më të kontrollueshme dhe me një performancë legale. Gjatë kësaj periudhe, në Shqipëri emigrimi neto, në përqindje në krahasim me popullsinë e përgjithëshme të vëndit, ka qënë 9,2% , në Bullgari 0,4%, në Jugosllavi 3,7% dhe në Rumani 0,8 %, në një kohë kur mesatarja e të gjitha vëndeve të Europës Lindore ka qënë 0, 7%. Intensiteti i proceseve emigruese gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri ka qënë më i lartë se i vëndeve të tjera të Europës Lindore. Aktualisht Shqipëria zë vend të parë në botë për emigracion për frymë të popullsisë. Kjo ndoshta se në krahasim me këto vënde, prapambetja ka qënë më e madhe, kolapsi ekonomik më i thellë dhe niveli i pagave dhe të ardhurave reale të popullsisë më i ulët. Një faktor tjetër, që ka ndihmuar fuqishëm në këtë drejtim, është se në vëndet e tjera të Europës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, emigracioni ndërkombëtar ka qënë pjesërisht i kufizuar, ndërsa në Shqipëri pothuajse nuk egzistonte fare. Për periudhën 1991- 1993 emigrimi neto në vëndet e Europës Lindore ka qënë 2,6 milionë veta ( mesatarja vjetore 850 mijë veta), ndërsa në periudhën 1950- 1990 ka qënë 13 milion veta ( mesatarja vjetore 325 mijë veta), gjë që dëshmon se ato gradualisht kanë filluar të integrohen në tregun ndërkombëtar të punës shumë kohë më parë. Karakteristikë për Shqipërinë është hyrja shumë shpejt dhe në mënyrë shpërthyese në tregun ndërkombëtar të punës, por me vonesë prej afro gjysëm shekulli dhe në kushte jo të favorëshme për integrim, si rrjedhojë e uljes së kërkesave për forcat e punës nga vëndet pranuese. Aktualisht në 38 vende të botës janë 1 138 000 emigrantë që tashmë përbëjnë bërthamën e emigracionit duke mos marrë parasysh numrin e emigrantëve me punësim sezonal, ç’ka e rendit Shqipërinë në vendin e parë në botë (evropë) për emigracion në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë. Ky numër përbën 30 % të popullsisë dhe afërsisht 59 % të rinisë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë emigruar dhe dëshirojnë të emigrojnë i përkasin moshës 20-24-vjec (49 %) dhe 15-17 vjec (42,7 %), . Ndërsa në raport me vendet e tjera lindore postkomuniste Shqipëria është vendi që e ndjeu më shumë peshën e rëndë të ideologjisë komuniste, e cila në kohën e sistemit e izoloi gjeografikisht dhe e rrënoi ekonomikisht, ndërsa pas përmbysjes sërishmi e renditi atë në vendin me emigracion më të lartë.

 

2 korrik 1990, çfarë ndodhi në Tiranë?

 

Në Tiranë, në vitin 1990 ishin të vendosura vetëm 17 përfaqësi diplomatike, 4 përfaqësi tregtare, si dhe 5 rezidenca e 4 pallate banimi, por vetëm 3 prej tyre ishin ambasada perëndimore: RFGJ-ja, Italia, Franca, Greqia, Jugosllavia, Çekosllovakia, Rumania, Turqia, Polonia, RDGJ-ja, Hungaria, Bullgaria, Vietnami, Kuba, Kina, Koreja e Veriut, Algjeria, Ambasadori arab.

Pasi popullsia u dynd në ambasada të huaja dhe regjimi nuk mund ta përballonte fluksin, ato u lanë hapur për disa ditë.  Lëshimi i situatës ndodhi për pak ditë, aq sa mund të krijonte mbushjen e menjëhershme të hapësirave të ambasadave.   Pas dyndjes në ambasadat e huaja, në bisedim me të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm të OKBsë, regjimi u detyrua të lejonte grupin e madh të personave të dilte jashtë shtetit me statusin e kërkuesit të strehimit politik.  Nëse zgjateshin ditët më shumë, të mund të kishim shpërthim epidemish, vdekje  të më të dobëtëve, vdekje fëmijësh, etj. Nëse këto do ndodhnin, regjimi nuk kishte ku ka çonte revoltën e pallogaritshme që mund të shpërthente. Për pasojë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nën direktivat e Ramiz Alisë, nxori dekretin përkatës që normonte rregullimin e kësaj gjendjeje. Në zemër të Tiranës ishin afërsisht 5 mijë persona që dashje pa dashje mund të bënin figurë publike qoftë edhe me largim pasiv. Po për të shmangur çdo problem, regjimi përgatiti largimin e tyre në orët e vona të natës. Dhjetëra autobusë me në krye e në fund makina të policisë, i ngjanin një kortezhi mortor. Askush nga ata që ishin brenda atyre autobusëve, në zymtësinë e asaj mbrëmje korriku, priste me ankth fundin e kësaj historie.

Qëndrimi në ambasada zgjati 11 ditë për ata që hynë në datën 2 korrik e diçka më pak për të tjerët që hynë ditët në vijim. Pas bisedimesh midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u vendos largimi i tyre, i pjesës më antikomuniste të vendit, në shtetet perëndimore.

Grupi i parë u largua më 13 korrik 1990. Për këtë qëllim u ngrit një grup pune i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi.

Gjithsej të larguar më 13  korrik 1990 janë 4.691 persona, të ndarë si më poshtë:

-550 vetë në ambasadën franceze. Drejtimi i largimit, Vorë – Shijak te Porti i Durrësit.

-3300 vetë në ambasadën gjermane. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës te Porti i Durrësit. Sipas informacionit këta janë larguar në anijet “Greccia”, “Appia”, “Chepallonian Sky”.

-812 vetë në ambasadën italiane Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

-29 vetë në ambasadën greke. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

Regjistri i të ikurve të 2 korrikut përfshin gjithsej 4.764 persona. Por nga këto janë hequr 9 vetë (mundet të kenë dalë para ikjes) duke mbetur 4.755 vetë. Nga lista janë kthyer në Shqipëri 17 persona kryesisht nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Përveç persona në ambasadat kryesore, ia vlen të bëjmë të njohur edhe personat e futur në ambasadat e tjera.

 

Shqiptarët si emigracion i ri

 

Në kulturën e migrimit global, emigracioni masovik shqiptar ka një moshë relativisht të re. Edhe pse shqiptarët kanë emigruar gjatë gjithë historisë së tyre, fluksin më të madh të emigracionit Shqipëria e njohu pas viteve ‘90-të. Ikja e parë ishte ajo e 2 korrikut të vitit 1990 dhe ikja e dytë e madhe pasoi në Mars të vitit 1992 duke u shoqëruar me një emigracion të përhershëm, që në fillim emërtohej me termin klandestinitet dhe tashmë prej pak vitesh i është kthyer termit emigracion i kontrolluar. Në këto 16 vite, reth 35 % e shqiptarëve kanë emigruar në Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Amerikë dhe pothuajse në çdo vend të botës, duke e çuar numrin e tyre në 1 113 mijë ( me emigrimin e hershëm mbi dy milion shqiptarë). Ky fenomen për shkak të klisheve komuniste në fillim u demagogjizua duke i cilësuar emigrantët e parë si “jashtëqitje e kombit” term që terrorizoi popullatën dhe familjet e të ikurve. Me emancipimin e jetës shqiptare dhe me ndryshimet politike që pasuan në Shqipëri, nisën të evidentohen dhe përparësitë e mëdha të emigracionit. Ndihmesat që i kanë sjellë emigrantët Shqipërisë kanë qenë të dukshme. Sot ato mbajnë me të ardhura me mijëra familje në Shqipëri duke i rritur si nivelin ekonomik dhe standartet e jetesës. Aktualisht emigrantët shqiptarë dërgojnë në vendin e tyre afërsisht 1 miliardë dollarë. Aktualisht në Greqi ndodhen rreth 700 mijë emigrantë shqiptarë ndërsa në Itali 324 mijë.

Ndihmat e tyre janë si në sektorin e investimit dhe në atë të mirëqënies së familjeve të tyre të origjinës, duke sjellë dhe ndihmesa të konsiderueshme në investimet e biznesit privat. Një kontribut të rëndësishëm emigrantët shqiptarë e kanë dhënë dhe në krijimin e një ure lidhëse mes biznesit të huaj dhe atij vendas duke sjellë një eksportim të konsiderueshëm të eksperiencës botërore. Emigracioni solli dhe krijimin e një elite me aftësi të veçanta në art, sport, letërsi e shumë sfera të tjera. Një pjesë e mirë shqiptarësh arritën të individualizohen në sfera të artit apo dhe fushave të tjera, duke u kthyer në ambasadorë të Paqes dhe mirëkuptimit të vendeve me njëri tjetrin dhe duke krijuar një imazh të ndryshëm për emigracionin shqiptar. Imazh që i kishte rrënjët tek paragjykimi ndaj këtij fenomeni që në trungun shqiptar dhe u pasuan dhe me disa bëma bashkëatdhetarësh, të cilët u bënë pre e trafikimit dhe fitimeve të lehta. Gjatë këtyre viteve ç’nuk është thënë për shqiptarët ! Ndodhitë reale janë tërkuzuar dhe mbas kaq shumë vitesh analistët i cilësojnë këto fenomene si tranzicion dhe të huajt më së fundi si një pjesë që i takon së kaluarës.

 

Largësia me tokën mëmë

 

Por ndërsa ne shqiptarët cilësohemi tashmë si emigrantë pozitivë duke u evidentuar në vendet e reja ku jetojnë tashmë ajo që përjetohet negativisht nga emigrantët është largësia që ka kjo shtresë me shtetin shqiptar. Ndonëse kategoria e emigrantëve është përfolur shumë, realisht ato janë një shtresë e braktisur nga shteti shqiptar. Emigrantët vetëm janë përdorur nga politika, ndërkohë që arritjet e tyre janë individuale dhe shumë të vështira. Është këmbëngulja, karakteri dhe stërmundimi që i kanë çuar në këto rezultate të deritanishme. Realisht, emigrantët shqiptarë vuajnë nga mungesa e përfaqësimit dinjitoz, ato trajtohen si ekstrakomunitarë dhe keqtrajtohen vazhdimisht si nga pronarët e huaj, si nga administrata e huaj dhe pa dyshim që dhunohen në mënyrë të heshtur e të vazhdueshme nga shtetet e huaja. Këtu mund të përmendim radhët e gjata në ambasada për legalizim dokumentash apo për bashkim familjar. Në krizën e sotme botërore sidomos vendeve si Greqia dhe Italia ku janë 80 përqind e emigraionit shqiptar, shumë emigrantë tentojnë largimin drejt Amerikës ose Kanadasë, por jo në Shqipëri. Emigracioni shqiptar vazhdon..

 

Please follow and like us: