Albspirit

Media/News/Publishing

Shorti i Champions, probleme për Bayern Mynih e Juventus

Shorti i Nyon për 16 më të mirat e Champions League nuk ka shkuar aspak mirë për Bayern Mynih dhe Juventus. Edhe pse në vazon e parë në përzgjedhje, dy gjigantët e Gjermanisë dhe Italisë rrezikonin më dhe verdikti i shortit ka qenë i egër: Liverpool për kampionët e Gjermanisë dhe Atletico Madrid për ata të Italisë. Duke qenë në vazon e dytë skuadra e Klopp dhe ajo e Simeones do të jenë pritëse në ndeshjet e para, ndërkohë që shorti ka qenë cuditërisht me fat për Romën, edhe pse përpara hedhjes së tij, skuadra e di Francescos rrezikonte mbi të gjitha të peshkonte Manchester City që nuk mund të ndeshej me Liverpool, Tottenham e United si skuadra angleze dhe Lyon, me të cilin është ndeshur në fazën e grupeve. E megjithatë Roma ka gjetur kundërshtar Porton, ndërsa të thjeshtë, të paktën në letër duhet ta kenë Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona. Për tu evidentuar është edhe përplasja e fortë mes Manchester United dhe PSG, me sfidën e parë në Old Trafford. Ndeshjet e vajtjes për raundin e 1/8 të finaleve do të luhen në 12-13-19 e 20 shkurt e kthimin në 5-6-12 e 13 mars.

Please follow and like us: