Papritur jep dorëheqjen kryeministri, kush e ka radhën pas tij
Kryeministri njoftoi sot dorëheqjen. Ai ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë pasi një nga partnerët kryesorë të tij të koalicionit dhanë dorëheqjen në lidhje me një përplasje mbi emigracionin. Ai njoftoi se do të jepte dorëheqjen pasi partitë e opozitës refuzuan të mbështesnin qeverinë e tij të minoritetit. Michel e informoi mbretin Philippe për vendimin e tij mbrëmjen e të martës. Mbreti ende nuk ka bërë të ditur ndërkohë nëse do ta pranojë apo jo dorëheqjen e tij. Belgët do të shkojnë në zgjedhje në maj dhe mbreti do të takohet me liderët e partive gjatë ditës për të vendosur nëse do të shkohet në zgjedhje apo jo. 42 vjecari belg Michel, mori detyrën në tetor 2014 pasi krijoi një koalicion të krahut të djathtë duke u bërë në moshën 38 vjeçare kryeministri më i ri i vendit që nga 1841. Ai mund të qëndrojë si kryeministër në detyrë deri sa parlamenti të shkrihet në prill.