Nora Malaj: Kryeministri dhe Kutia e Pandorës!
Erdhi momenti i së vërtetës për t’i thënë të gjithë të vërtetat. Dhe këtë na e solli protesta e studentëve, që në tërë këto ditë tregoi me maturi dhe pjekuri, se askush nuk duhet të ketë frikë nga e vërteta dhe kurrë ajo të dhemb.
Formula e betimit në gjyq në amerikane është: “Betohem se do të them të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”. Sot ty, Zoti Kryeministër, të është hapur kutia e Pandorës, nga ku me qëndrimin dhe sjelljen tënde, arrogante, manipulatore dhe të papërgjegjshme të dolën në dritën e diellit, mjerimi i këtij populli, varfëria, skamja, sëmundjet dhe papunësia. E para të iku shpresa. Iku se e dëbove ti, pasi mendove të bëheshe lindor dhe jo perëndimor.
Mendove të bëheshe “sulltan”, me pushtetin absolut të burrit të shtetit. Pas gati 25 vitesh harrove se pushteti autokratik vjen një ditë dhe jep llogari. Dhe ti vetëm apo me shokë ju fute atij lloj pushteti. Pasi godite punën dhe për rrjedhojë edhe sigurinë e garancinë për jetën, kanabizove vendin, pasi çove lekët në kompani offshore, u shfaq e ulur këmbëkryq varfëria dhe mjerimi, pasi përqafove krijimin e check up-it, u ulën këmbëkryq sëmundjet dhe u rrit vdekshmëria e plakja galopante e popullsisë, si rezultat i ikjes së rinisë.
E sot, kambana e studentëve po bien fort, për të thënë me zë e figurë, me memo dhe me fjalë, se si ky kryeministër në ikje, ke shansin e fundit, që të bësh aktin qytetar duke votuar amandamentet e buxhetit, për të realizuar të 8 kërkesat e studentëve, si një mea-culpa për të gjitha zullumet që i ke sjellë kësaj rinie.
Duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim protestën e studentëve, me përgjegjësi qytetare dhe profesionale, vlerësimi i Xhani Bukikos ( kreu i Komisionit te Venecias ) sot më tingëllon mese i vërtetë: “Një ligj nuk gjykohet në vetvete nga nenet e tij, por nga pritshmëria publike, nga standardet dhe impakti i tij konkret në shtet e shoqëri.
“Ligji i Arsimit të Lartë tregoi se pritshmëritë, produkti dhe zbatimi tashmë janë shumë larg asaj që pritej. Kjo u duk që ne mos dalja në kohë të akteve nënligjore, ( sipas nenit 141 , brenda katër muajve), si dhe një sërë problemesh që e bëjnë zbatimin e tij arbitrar, të pazbatueshëm dhe sistemin e Arsimit të Lartë të kaluar në kolaps. Kemi të drejtë, kur themi se ky ligj është i pazbatueshëm dhe duhet amenduar.
Sot ke ndëshkimin studentor, për sjelljen tënde mospërfillëse, arrogante dhe të papërgjegjshme, që fshihet prapa pseudoqetësisë së shfaqur të kreut të vendit. Janë këto shfaq që e kanë bërë këtë vend të pajtueshëm, ju ka heq shpresën e në vend të saj, po instalosh frikën dhe bindjen pa kushte. Fshikullimën e parë ata dhe i gjithë populli po ta jep për gënjeshtrën strumbullar të ngjarjes, që është premtimi për 5% e PBP të arsimit në 2018 që Ju nuk e mbajtët ( Strategjia e Arsimit Parauniversitar 2014-2020) .
Sot të gjithë kemi të drejtë të të themi që Ju na keni mashtruar. Ti do që njerëzit, të cilët të rrethojnë , të jenë ushtarë të bindur, robotë, të vendosur në një rresht pa zë, se ne të kundër, ndëshkimi i demonit i pretë. Dikur, i nderuar KM ke dalë me tezën që sistemi korrupton njerëzit, mos vallë tani e ke ndryshuar që njerëzit korruptojnë sistemin? Sot studentët kanë të drejtë të revoltohen me ty, se ju ke ngritur grackën, duke i detyruar të jenë pjesë e një ligj të pazbatueshëm, dhe duke i rrënuar ekonomikisht. Kjo është sjellja e një njeriu të papërgjegjshëm, që vendin e drejton sipas interesave të tij dhe atyre që ju shërben.
Sot studentët ty të shpërfillin dhe ti, për hakmarrje, i futur në një konflikt dhe në një gjueti shtrigash, të panevojshëm, pedagogë student. Megallomania nuk të lejojnë të shohësh përtej syzeve të errëta që ti ke vënë. Sot studentët revoltohen me ty, jo për paraqitjen, por për arrogancën qe ti përdore, duke ironizuar, fyer, gënjyer e mashtruar, si një magjistar që predikon se me batuta të shpëlara dhe me ironi demode do mundet tua kalojë problemin universiteteve, dhe harron se tashmë në lojën e parapëlqyer tënde të shahut ka hyrë populli. Dhe populli kupton tashmë qartë, që problemi je ti, me politikat që ke ndjekur në arsim në këto vite.
Në mbyllje të fjalës sime dua të të them juve, Zoti Kryeministër, si dhe të gjithë kolegeve te respektuar e te nderuar te pozitës dhe opozitës, që unë, asnjëherë nuk kam qene rrogëtare, si kur kam qenë zv/ministre me ju si Kryeministër apo edhe me Doktor Berishën si kryeministër dhe as sot si deputete, ne zbatim te mandatit që ma ka besuar populli i Krujës, unë t’ju kërkojë, të dalin përtej egos tuaj narciziste dhe të sëmurë, të dalin mbi interesat meskine dhe si kryeministre ne ikje të bëni një akt finalë, duke i votuar amendimet, që kur të shkruhet biografia juaj ne fund të thuhet; “Ndonëse fundi i erdhi nga studentët , ai doli mbi veten dhe ja u firmosi kërkesat e tyre dhe amandimin për buxhetin jo nga frika, po nga vlerësimi dhe dashuria që kishte për ta”. Bëje që të na nderosh brezi, që mos thonë që ai çdo gjë mund të ishte, po vetëm lider nuk u bë kurrë.