Albspirit

Media/News/Publishing

Plagjiatura e Ballës, Manjani: Nuk e dija që qënka me titullin ekselent “Summa Cum”

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani Përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironiazuar kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, pasi këtij të fundit iu zbulua plagjiatura në punimin e tij të doktoraturës. “Nuk e dija që Taulant Balla qënka lauruar me titullin ekselent “Summa Cum”…

Edhe këtë e paska pasë plagjiaturë”, shkruan Manjani në rrjetet sociale. Plagjiaturën e Ballës e publikoi në rrjetet sociale Taulant Muka, por sipas tij  e kishte zbuluar  Alfonc Rakaj, i diplomuar ne King’s College Londër. Balla rezulton të ketë kopjuar doktoraturën e tij nga ‘Policy making in the EU’ e bërë në vitin 2009. “Plagjiatura e Taulant Ballës. Alfonc Rakaj, i diplomuar ne King’s College Londer, zbulon Plagjiaturen e Taulant Balla! Alfonc eshte nxitur nga deshira per te pare meritokraci ne kete vend. Z. Balla si figure publike me pushtet politik tregon qe eshte diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gje qe menjehere ngre dyshime. Rezultati i kerkimit, sic shihet, eshte zhgenjyes. Kjo jo per faktin se eshte z. Balla, por per poziten e tij, qe mes te tjerash eshte edhe Kryetar i Grupit Negociator te Kuvendit ne Parlamentin Europian”, shkruante Muka.

Please follow and like us: