Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Rakipi merret në pyetje në Prokurori…

Gazetari Ylli Rakipi, drejtues i programit “Të paekspozuarit” ishte të mërkurën në Prokurorinë e Tiranës. Për dy orë me radhë ai është marrë në pyetje nga titullarja e institucionit, prokurorja Elisabeta Imeraj, në lidhje me kallëzimin e bërë një ditë më parë për disa kërcënime me jetë. Burime bënë me dije se Rakipi ka shpjeguar me detaje për kërcënimet e marra në adresë të tij dhe dijeninë nëse këto kërcënime kanë lidhje me faktin se në programin e tij u denoncua javën e kaluar skandali i kompanisë “DH Albania”.  Të martën për kërcënimet drejt gazetarit Rakipi reagoi Presidenti i Republikës, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Partia Demokratike./abcnews.al/

Please follow and like us: