Albspirit

Media/News/Publishing

Jep dorëheqje James Mattis, njeriu që dha bekimin për formimin e ushtrisë së Kosovës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili i kishte dhënë Kosovës bekimin e Amerikës për formimin e ushtrisë, do të largohet nga posti i tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Numri një i Amerikës ka thënë se Mattis do të pensionohet në shkurt të 2019-s. Mattis, 68-vjeçar, është një prej figurave më të respektuara në administratën Trump. Por, ai raportohet të jetë bërë gjithnjë e më kundërshtues ndaj udhëheqjes së presidentit. Në veçanti, ai raportohet të mos jetë informuar për vendimin e marrë nga Trump të mërkurën, për tërheqjen e trupave nga Siria.  “Ju keni të drejtë të keni një sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më në përputhje me tuajat”, i ka thënë Mattis, Trumpit, në letrën e dorëheqjes. /Express/

Please follow and like us: