Albspirit

Media/News/Publishing

Vokshi: Rama, grabitës i popullit dhe shërbëtor i oligarkëve

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se nëpërmjet miratimit të përgjysmimit të dividentit, ose fitimit që pronarët marrin nga kompanitë e tyre.

Sipas Vokshit, qeveria kaloi këtë ligj në fshehtësi të plotë, duke përgjysmuar tatimin mbi dividentin nga 15% në 8 % dhe duke u falur oligarkëve të tij mbi 50 milionë euro.

Vokshi theksoi se këto para që Rama u fali oligarkëve, do të mjaftonin për të ndërtuar kampusin universitar, për të rikonstruktuar të gjitha godinat e konvikteve, kushtet nëpër universitete, biblioteka etj.

Postimi i Albana Vokshit:

Edi Rama dhe shërbëtorët e tij në Kuvend miratuan para dy ditësh thuajse përgjysmimin e tatimit për fitimet që pronarët marrin nga kompanitë e tyre, nga 15 për qind në 8 për qind. Miratimi u bë në fshehtësi të plotë, duke shkelur çdo procedurë parlamentare, pa e futur më parë në rendin e ditës. Miratimi u bë pas orës 10 të natës, kur nuk kishte asnjë njoftim paraprak.

Me këtë ulje oligarkët e Edi Ramës do të fitojnë të paktën 50 milionë euro në vit. Sikur të mos mjaftonte kaq, Edi Rama i dha ligjit fuqi prapavepruese: tatimi i përgjysmuar do të zbatohet edhe për fitimet e viteve të shkuara të cilat nuk janë shpërndarë ende. Ky është një skandal që do t’u japë oligarkëve në total qindra milionë euro në xhep vetëm nga fitimet deri në vitin 2018.

Do mjaftonin vetëm këto para për të ndërtuar korpusin e ri të Universitetit të Tiranës, për të rindërtuar të gjitha godinat e universiteteve publike ri, për të rindërtuar të gjitha konviktet, për të përmirësuar bibliotekat, laboratorët dhe gjithë infrastrukturën universitare.

Fakti që vendimin për uljen e tatimit mbi milionerët (në euro) e Shqipërisë e mori në një kohë kur studentët kërkojnë mbështetje buxhetore, investime minimale në shkolla e konvikte, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës: grabitës të popullit dhe shërbëtor të oligarkëve.

Kjo qeveri jeton në botën e lluksit. Ndërkohë:
– mbi 500 mijë familje jetojne në kushtet e varfërisë ekstreme;
– 200 mijë fëmijë hanë më pak se tre vakte në ditë;
– 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollat për arësye ekonomike, varfërie dhe emigrimi;
– 23 mijë nxënës ekselentë e të talentuar janë larguar në Universitetet më të mira ne botë sepse nuk përballonin dot tarifat ne universitetet shqiptare;
– 34 mijë mësuesve nuk u jepet shpërblimi i parashikuar në kontratën e punës.

Edi Rama = varfëri për shqiptarët.

Please follow and like us: