Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli zotohet se do të vazhdojë luftën kundër prezencës së Iranit në Siri

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se shteti i tij do të luftojë kundë prezencës së Iranit në Siri, edhe pasi trupat amerikane të tërhiqen nga ky shtet. “Vendimi për të tërhequr 2 mijë trupat amerikane nga Siria nuk do të ndryshojë politikën tonë të vazhdueshme: Ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër përpjekjevetë Iranit për t’u forcuar ushtarakisht në Siri, dhe sipas nevojës ne do të zgjerojmë edhe veprimet tona atje”, tha Netanyahu. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur që të tërheqë trupat nga Siria, pas mposhtjes së grupit militant Shteti Islamik. Netanyahu ka shtuar se edhe pas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, bashkëpunimi ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë. Ky vendim ka nxitur dorëheqjen e të dërguarit të SHBA-së në koalicionin global që lufton IS-in, Brett McGruk. Irani dhe Rusia mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën tetë vjeçare civile në vend./rel/

Please follow and like us: