Albspirit

Media/News/Publishing

POLONIUS MBAS PERDES*

POLONIUS MBAS PERDES*
(“Get thee to a nunnery.”**)

“Strategjia në dukje e çoroditur, se ashtu duhej të ishte, t’i drejtonte në vend tjetër mendjen, armikut dhe asaj që quanin midis tyre “turmë”, ishte fare e thjeshtë. Po ashtu, fare e qetë: Edi me mjekrën e thinjur anash dhe me zërin e thellë, pa gjestikulacion të tepruar “ballkonas”, si dhe pa ngritur zërin, që tashmë kish nisur ta mësonte, do ngjallte siguri dhe mbi të gjitha, krahasuar me thirrjet për “kushtrim” të Saliut dhe heshtjes së përulur të Lulit, do dukej, jo vetëm si zgjidhja më e mirë, por dhe e vetme. Lajmin dhe të dhënat e nxitjes, si dhe kohën e zgjedhur enkas, me kaq kujdes, e kishin në dorë, se nëse s’do shkonte siç pritej, me një “llokmë bakllava”, si imami pas imambajallëdisë, do i mbytnin fytin aty për aty. Dhe ashtu ndodhi. Ndërkohë do mblidhnin forcat e sprovuara tashmë të mësuar ndër bedena dhe një herë të tregonin ç’mund të bënin. Për këtë kish qenë gjithmonë i ndërgjegjshëm. Ashtu e kishin rritur, jo më kot “çun Tirone”!

Kur mendonte, dhe shpesh e bënte këtë, bilancin pas një copëherë: arritjet, humbjet dhe dështimet, siç po bënte dhe tani, në këtë të djelë para Krishlindjeve, duke ngjitur tatëpjetën për të shkuar lart tek kisha e Shën Prokopit, pa mëshire dhe keqardhje ndaj vetes, siç e kish mësuar i jati. Dhe një gjë, që nga stërgjyshi, tek gjyshi e djemtë më pas, krenar se e dinte, të gjithë në heshtje thuajse të padukshëm, (flisnin rallë dhe me peshë), pa u shfaqur në mexhlis, bënin, ç’të tjerë nuk e arrinin dot. Askush më mirë se ata. Kjo i dallonte nga turma, kjo i bënte të përzgjedhur. Trimëritë flisnin vetë, dhe pse çuditërisht, kurrë, s’i kishin pranuar si heronj. Brez pas brezi, brenda fshikëzës së tyre, kishin kultivuar të menduarit, kujdesin, përpikmërinë. Puna qe, të ishin gjithmonë, një hap përpara të tjerëve, në grup apo kudo gjetiu. Ndreqës, më shumë së nxitës revolte, nënpunës, kishin mënjanuar ndërrimet e kohërave. Dhe ky vit, sipas të gjitha gjasave s’dukej të ishte ndryshe.
Ktheu pak kokën mbrapa të shihte “ish Bllokun”, ndryshimet që kish pësuar, dhe sigurisht, dhe pse nuk e ngjizi në një mendim, siç e meritonte, qe, ai i vetmi, i cili ndoshta nga të gjithe të familjes, historikisht, që kish mbërritur deri ketu. “S’ish as çudi dhe as e rastit, që si shumë të Rilindjes dhe në para saj, shumë si ai, kishin qenë, si Erioni, nxënës në Shkollën e Mesme Sami Frashëri, e dyta, si më e mira, pas Petro Ninit, ku edukohej “blloku”. Në këtë garë te heshtur dhe dukshme në konkurse shkence a letërsie, debati a teatri, s’dihej cili kish më shume trofe, por dihej se ish Samiu nga dilnin të vërtetët, të papërkëdhelurit nga privilegjet.”

Pasi arriti në majë të ngjitjes, u kthye djathtas per të arritur në fillim të diges të vazhdonte në shtegun, që e kish shkelur qysh femijë, përgjatë bregut të liqenit, qe sa vinte e i dukej më i vogël:
“Shiko, për shembull, peticionin, tetë pika, ku shumica duket se s’kanë lidhje fare me diçka studentësh, përveç Kartës së Identitetit dhe shtimit të numrit të studenteve nëpër këshillat drejtuese, të cilat dihej, ishin pa ndonjë rrezik afatlargët. Askush nuk përmendte kushtet ekonomike nëpër fjetore, edhe pse ca folën për tavanet që pikonin, por kjo i tregoi të papërgatitur në dialogun me Edin. Dhe, ish kjo mungesë kërkesash ekonomike, që i dobësonte frymëmarrjen, por, rrezikonte ta kthente në një lëvizje tërësisht ideore, politike, që zor se mund të shuhej më. Këtë e kish mësuar në, Webster, ku mendonte se ish formuar. Por, deri më tani, ajo (lëvizja), i kish shëetuar çështjes së Vetingut dhe Korrupsionin. Të dyja kërkesa thelbësore të BEsë. Ç’më të besueshme mund t’a bënte ndryshimin, se studentët. Ata duheshin, jo më kot,me çiltërsinë dhe romantikën e moshës, me hovin altruist për heroizma, me besnikërinë e devotshme deri në marrëzi, për të cilat shpesh i flijuan. Sigurisht Makiaveli me frikën dhe ekonominë e saj, s’ishin veçse një fillim mesjetar, por për një qytetshtet si Tirana, mjaftonte dhe tepëronte. Këtu, pikërisht këtu hynte dialogu, një ide brilante e tij, shumë revolucionare dhe e avancaur, se përmblidhte në vetevete, idenë e udheheqesit që përpiqej bashkë më masën, për të mirën e saj. Siguronte veteqeverisje! Dhe me ç’masë, pjesën me të bukur, lulen e saj, rininë. Me punetorët do të dukej si tepër komuniste. Me Intelektualët, çuditërisht askush nuk do i përkrahte, në mos do kish efekt te kundërt. Per 28 vjet më keq nuk mund ta kishin prishur. Me gratë, “Me Too”, ish tërheqëse por jo aq e vlefshme, e megjithatë, si Trudoja në Kanada, e kish mbushur kabinetin me vasha të hijshme, pamvarësisht se ajo e Shëndetësisë s’ish mjeke dhe ajo e Arsimit, si me një nënndërgjegje të çfrenuar, lidhte leximin me seksin, si në vitet 70-te!”

Nuk e di se për ç’arsye, në Perëndim, jepet përshtypja se pinjollët e familjeve të vjetra, ato të mbijetuara në dekada e shekuj, janë të shkeputur nga prinderit e tyre, jo vetëm fizikisht (jetojnë në banesa të ndryshme) por dhe mendurisht, me personalitet tjetër dhe një gardh të pakapërcyeshëm mëvetësie, sikur mbiemri të ishte një instrument transmetimi genesh. Thonë, nuk di kush, pa dyshim ndonjë mendimtar murg që vdiq ne qelën e tij me librave, si Besart Varfi: se hebrejtë, Faraoni Diell, nuk i la të punonin tokën si egjyptianët, qytetarë të dorës së dytë, emigrantë, por i plasi në një cep të hambarit t’i mbanin llogaritë e drithit. Ata, ashtu përulësisht, përvetësuan shkrimin dhe matematikën, për breza e breza sa e bënë gen! Por nuk ish kjo arsyeja që mbetë të përzgjedhurit! Pse kaq shumë njerëzit e kerkojnë me doemos këtë, sa çirren për originën e fisme ose gjakun blu. Kam njohur një të tillë, i hupi vetes, siç shkruante Rilke në poemat erotike, “si flutur që rendi degë pas nje dege”. E vërteta është tjetër, plotësisht e kundërta, ashtu si në kopenë e shimpanzeve, është i gjithë fisi që e mbron dhe e rrit, e mëkon dhe e mëson, madje gji i japin të gjitha. Dhe kur grinden mes tyre lëçisin, në një shkollë të përpunuar në shekuj përvoje, në trurin e gjysheve. Sot më e lehtë aq sa dhe më e fshehur pas një “speed dial” a “messenger”.

“ … në rast, se nuk do të shuhej, se s’kish për t’u shuar, tepër e vlefshme të lihej të humbiste, “gomarllëk”,(siç thotë babi) hapat që do të ndërmerreshin ishin të qarta dhe të parapërgatitura:
Krijimi i një këshilli emergjence pranë Ministrisë së Arsimit ose edhe më lart për reformimin e arsimit të lartë, do të jepte përshtypjen e një përpjekje të përbashkët, serioze dhe të paparë ndonjëherë. Pse jo dhe një kuvend a kongres.
Ndryshimi i ligjit për Arsimin, në dukje marrëzi, do tregonte, që qeveria si dikur Van Gogu, do të priste veshin, për popullin e saj, e do bënte sikur do bënte një ligj të ri.
Përpunimi, siç thosh Xhaxhi Tani, i universiteteve publike, i gjithë bordeve dhe gjithe organizatave mbikqyrese. Më thellë se kaq nuk ka si të jetë.
Planifikimi dhe pranimi i kryerjes së një studimi për arsimin e lartë, do të çarmatoste çdokënd. Nuk ish kot, që ustai, kur ish Governator, para Erionit, kish marrë një çmim për ndryshimin e faqes së Kryeqytetit. Merite për këtë, më shumë se të gjithë,kisha unë!”

“Ah, në mos, do flas me Erionin, për zbatimin e planit të dytë, B.”

Lëvizja s’kish patur dhe ende s’ka udhehqeqje. Studentët nuk pranonin t’u afrohej askush! Deri sa iken të gjithë me pushime.

“Lufto deri sa i palinduri te lindë, dhe ata duke vdekur, te vdesin.” Bayard Boyesen

EA 12/23/2018 all the rights and copyrights are protected!

*Polonius, at i Ofelise, kryekeshilltar i mbretit, fshihet pas perdes te pergjoje biseden e Hamletit me Ofeline, e ashtuquajtura “Skena e Konventit”
** “Get thee to a nunnery” / “Shkoni ne manastir”, Vargje e Hamletit drejtuar Ofelise, ne të njejtën skene, që ne zhargon nenkuptojne në shko ne bordello.

Please follow and like us: