Të rejat e horoskopit, 25 dhjetor 2018
Dashi
Do të jeni nën ndikimin negativ të yjeve dhe të një periudhe nën ritmin e duhur. Rrezikoni që të përfshiheni në polemika të cilat do të shtrihen në çdo fushë, si në atë të ndjenjave edhe në sektorin profesional.
Demi
Kjo e martë parashikohet të jetë një periudhë rikuperimi pozitiv, për të gjithë sektorët. Duhet të mundoheni që të qëndroni larg polemikave dhe kritikave lidhur me problemet e mbetura pa zgjidhje.
Binjakët
Ndikimi i Saturnit, do të vendosë në diskutim një sërë ekuilibrash të brendshëm në këtë ditë Krishtlindjesh. Megjithatë parashikohet një rikuperim i lehtë në raportet ndërpersonale.
Gaforrja
Mund të vendosni të përqendroheni në objektivat tuaja personal, duke vendosur në plan të parë dëshirat tuaja gjatë kësaj dite. Gjithashtu duhet të mundoheni të largoni njerëz dhe situata negative nga rrugëtimi juaj.
Luani
Parashikohet një situatë astrologjike aspak e favorshme. Parashikohen pakënaqësi të shumta, të cilat do të jenë të shtrira në të gjithë sektorët e jetës.
Virgjëresha
Mund të pësoni një rënie të lehtë, si pasojë e ndikimit negativ të Hënës gjatë kësaj dite. Ndërsa nga pikëpamja sentimentale, mund të ketë rikuperim intensiteti dhe bashkëpunimi me partnerin/en.
Peshorja
Do të ndjeni nevojën për tu kthyer në lojë, në këtë ditë Krishtlindjesh. Nën ndikimin e favorshëm të yjeve, sfera sentimentale dhe ajo familjare do të shkëlqejnë.
Akrepi
Ky 25 dhjetor do të jetë i mbushur me pozitivitet dhe fati do të jetë i shtrirë në të gjithë sektorët, si të sferës profesionale edhe të asaj sentimentale. Do të mbyllni me sukses disa projekte vërtetë të rëndësishme.
Shigjetari
Kjo e martë do të jetë vërtetë pozitive, pavarësisht një sërë vështirësish të lidhura me botën profesionale dhe atë të ndjenjave, shkruan noa.al. Në fund të ditës, do të ndiheni të lehtësuar.
Bricjapi
Do të gjeni një periudhë ideale për realizimin e projekteve të reja, nën ndikimin pozitiv të yjeve në fushën familjare, sentimentale dhe profesionale.
Ujori
Kjo ditë nuk do të jetë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të përballeni me një sërë kritikash lidhur me veprimet tuaja gjatë javëve të lëna pas. Mundohuni që të përqendroheni më shumë në rikuperimin psiko-fizik.
Peshqit
Mund ta lini veten të lirë të përfshiheni sentimentalist në një eksperiencë të re. Me afrimin e vitit të ri, parashikohen mundësi të shkëlqyera në sferën profesionale.