Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Bisedë me pukjanin për “Revoltën e Qafë Barit”

 

 

Këto ditë më merr në telefon dikush nga rrethi i Pukës (familje e persekutuar nga terroristët komunistë). Biseda filloi shumë e zjarrtë, personi dridhej e bërtiste herë pas here, fliste aq me nxitim saqë nuk i kuptoja asnjë fjalë.

I them: “Zotëri, fol më qartë se nuk kuptoj asnjë gjë”.

“Edmond Caja, thirri me inat personi, a të kujtohet? Ti ke bërë dhe një libër për “Revoltën e Qafë Barit” ku u pushkatuan 3 burra nga terrori i Mondit apo jo? Më thuaj Bedri si është puna”?

“Dëgjo, i them, në atë revoltë janë ekzekutuar dy djem me vedim të Gjykatës së Pukës, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, ndërsa 10 të tjerë u ridënuan më dënime të rënda dhe u mbyllën në burgun e Burrelit”. Personi më pyet: “Po Sandër Sokoli, ish oficer nuk u pushkatua”?

“Jo, jo i them, Sandri dha shpirt në tortura në mes të kampit me urdhërin e Edmond Cajës, pasi e dëndën në dru, e thyen në mes, atëhere ai nuk po ulërinte më. Sipas raportit mjeko-ligjor shtylla kurrizore nuk është kqyrur, më pas e kanë sjellë të groposur në varrezat e kampit të Qafë-Barit. Aty ku janë groposur 8 të dënuar të tjerë të vrarë në minierë. Më saktë merr dhe lexo librin “Revolta e Qafë Barit” e të lutem mos ma zër më në gojë Mondin se tmerrohem kur e kujtoj, ishte me të vërtetë tmerri i kampit i cili shkaktoi revoltën me 22 maj 1984 me torturat që ushtronte në kamp. Ishalla nuk e sjellin në Shqipëri se këtu e bëjnë menjëherë Ministër të Brendshëm, pasi kriteret kriminale i përmbush”.

Gjermania dhe sot e kësaj dite i ndjek nazistët e Luftës së Dytë Botërore e pasi i zbulon i dërgon në gjykatë. Para ca kohësh pashë në televizion një ish nazist të moshuar edhe i sëmurë në karrocë, e gjykuan në gjykatë dhe e dënuan. Ndërsa me Mond Cajën ndodh e kundërta!!! Jo vetëm që nuk dënohet për krimet kundër njerëzimit, por merr edhe nënshtetësinë gjermane. Kaq sa për orientim, lexo librin për më shumë i them personit në telefon.

Image result for bedri blloshmi,revolta e qafe barit

Please follow and like us: