Albspirit

Media/News/Publishing

Zhozef Rudiard Kipling: Nëse

Nëse ja del të ruash gjakftohtësinë kur njerëzit

rreth teje

të shkalafitur janë, e ty të fajësojnë për këtë

rrënim beter, nëse ja del të kesh besim tek vetja, kur askush

në këtë farë feje

nuk të beson, por ti ja del që t’ua falësh

mosbesimin tmerr,

nëse ja del të presësh pa e humbur për asnjë

moment durimin,

dhe kur të tjerët shpifin, ti mashtrimin kurrë mos

ta pranosh,

dhe po të urryen, tek hakmarrja shtazarake mos

e shkosh mendimin,

por dhe si filozof mos t’ iu përgjigjesh, të mos shfaqesh

si mirosh,

nëse ja del të ëndërrosh, por pa u bërë

ëndërrimtar i rrjedhur,

nëse ja del që të mendosh, veç pa u bërë

një leshko mendimtar,

nëse triumfi edhe humbja po të njëjtën ngjyrë

tek ti kanë derdhur,

dhe nëse po njëlloj i përballon të dy tiranët

mashtrimtarë

e nëse shpirti yt duron që, të vërtetat që ke

thënë me ëndje,

të përçudnuara nga dashakeqtë, në kurthe të

jenë shndërruar,për idiotë,

apo gërmadha t’i shikosh ato, që për një jetë të

thithën shpirt e mendje

dhe nga e para të fillosh t’ i ngresh, me vegla, që

veç vegla s’ quhen dot,

nëse ja del që gjithë ato që ke fituart’ i bësh tok,

të tëra,

dhe pa ngurruar, si lojtar, në një të vetëmshans

t’ i rrezikosh

e t’ i humbasësh: dhe të nisesh, pa e kthyer

kokën, pa thënë: ç’ bëra,

që kurrë njeri të mos mësojë për humbjen, e

prapë t’ i rifitosh,

nëse ja del që nerv e muskuj, trup e mend t’ i

ngresh edhe t’ i shtrosh

që të punojnë sërish, e le të jenë prej kohësh

konsumuar,

e drejt në këmbë, kur gjë nuk të ka mbetur, të

qëndrosh,

veç me vullnetin që kushtrimin “mbahuni!” mbi

to ka të drejtuar,

nëse ja del që në mes turmash dallkaukësh

të mbash lart virtytin,

me mbretër në mësallë të kuvendosh e koka

“mos të t’ marri erë”,

nëse armiq por edhe miq që të rrethojnë s’ ta

çthurrin dot ty mitin,

nëse gjithë botën dashuron, gjithmonë duke e çmuar

për çdo vlerë,

nëse ja del që çdo minutë të pamëshirshme të

një ore,

ta përjetosh në çdo sekondë si një të fundëm

rrugëtim,

gjithë botën tënden do ta kesh, në pëllëmbën

e një dore,

po dhe më shumë: Si burrë i shquar do

nderohesh,biri im.

Please follow and like us: