Vargje poetike nga Mimoza Pulaj
Vendlindjes
Shpesh të mendoj
e nuk do të desha të rresht së menduari
sepse vetëm kështu sytë e mi bëhen:
një kopsht i lulëzuar me pëshpërimën e tij,
kënga e lumtur e një vogëlushe
me biskotën e nënës
në duar;
një liqen i qetë,
pasqyrë e ëndrrave e dy të dashuruarve
ndërmjet pemëve fshehur;
një mal me sy që njohin
qiellin larg
dhe duart e zjarrta të diellit të rilindur.
Më mjafton e gjitha kjo
për të qenë e zhuritur nga dashuria
dhe s’arratiset e rishfaqet ‘z’
për t’u kthyer e jotja Mimoza.
Hark dashurie
Çupëlinë e bukur,
fustan valëvitës.
Në qiell.
Më pëlqen në marri
ky hark dashurie:
mijëra ngjyra
dhembje e gëzim.
Vese shpirti.
Dritë e shigjetave diellore
e të argjendta.
Hënore.
Kurrë nuk mbaron.
Me mua spostohet.
Si horizonti.
Please follow and like us: